Tiranë, 32-vjeçari vret veten me thikë

Postuar në 04 Nëntor, 2013 08:09

Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një i ri i ka dhënë fund jetës, duke u vrarë me thikë. Mësohet se viktima është shtetasi Altin Petalla, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia bën të ditur se 32-vjeçari ka vrarë veten me armë të ftohtë thikë, ku si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak Tiranë. Aktualisht nga strukturat e policisë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të vetëvrasjes, ndërkohë që në vendngjarje u mblodhën dhe u administruan provat.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.