Arkiv-Lajme të përditësuara

Aleatët e PS në pritje për zbatimin e marrëveshjes

Postuar në 02 Nëntor, 2013 11:01

Aleatët shfaqin durim ndaj PS edhe pse marrëveshja e nënshkruar para zgjedhjeve nuk po zbatohet. Në ndarjen e posteve të deritanishme në qeverisjen e majtë, nuk është përfshirë asnjë nga aleatët historikë të PS.

Partia Demkoracia Sociale e Paskal Milos, në zgjedhjet e fundit mori 12 mijë vota dhe sipas paktit duhet të ishte pjese e bashkëqeverisjes në nivel lokal dhe qendror, që deri më tani nuk ka ndodhur. Pas shumë kohesh kreu i PDS ka thyer heshtjen dhe në mikfronin e Ora News thotë se pret që pakti të zbatohet.

Dyshohet se dhunuan disa fëmijë, pezullohen nga detyra

Postuar në 02 Nëntor, 2013 11:00

Pas publikimit të lajmit për dhunimin e disa të miturve nga uniformat blu, ka reaguar Policia e Shtetit duke pezulluar dy efektivët e dyshuar për ngjarjen. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes dijeni për veprimet e kundërligjshme të kryera nga dy punonjës policie të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, ndaj disa të miturve në qytetin e Tiranës, mbrëmë është bërë pezullimi nga detyra i këtyre punonjësve.

8.5 mln euro “Crown Agents”

Postuar në 02 Nëntor, 2013 10:59

Qeveria shqiptare do i paguajë kompanisë britanike “Crown Agents”, 8.5 milionë euro për shërbimin dyvjeçar te asistencës që ajo do u ofrojë doganave. 

Top Channel zbardh të plotë kontratën, e cila së fundmi është shndërruar dhe në një çështje e nxehtë të debatit politik mes maxhorancës dhe opozitës. Sipas kontratës, shuma, do të lëvrohet në dy vjet, nga 4 milionë e 250 mijë euro në vit. 

Byroja Kombëtare e Hetimit, Naço: Hetim zyrtarëve të lartë

Postuar në 02 Nëntor, 2013 04:13

TIRANE- Byroja Kombëtare e Hetimit do te hetojë zyrtarët e lartë të shtetit, por gjithashtu do drejtojë dhe kontrollojë zyrtarët e mesëm dhe të ulët. Keshtu ka deklaruar ministri i Drejtesise, Nasip Naço.  

Sipas tij, kjo do te sjelle sigurisht edhe ndryshimin e ligjit. 

Presidenti i Greqisë, Papoulias nesër viziton Shqipërinë

Postuar në 02 Nëntor, 2013 04:12

Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias, pritet që të vizitojë vendin tonë ditën e nesërme. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e informacionit të Presidencë, ku thuhet se “me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, më 3-5 nëntor 2013, do të vizitojë zyrtarisht vendin tonë Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias”.

 

Bushati: Do ristrukturojmë shërbimin diplomatik, larg gabimeve të së shkuarës

Postuar në 02 Nëntor, 2013 04:11

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, thotë se do të ketë një reformë të thellë në shërbimin diplomatik e shkurtim të ambasadave. Në një intervistë për Vizion Plus, Bushati shprehet se është i vendosur në që ristrukturimin e shërbimit diplomatik të mos përsëriten gabimet e qeverisjes së shkuar.

PDIU bashkon votat me mazhorancën

Postuar në 02 Nëntor, 2013 04:10

Patos, Maksi Goga zgjidhet kryetar i këshillit bashkiak. Nuk mjaftojnë votat e LSI-së

Akademikët shqiptarë, letër Samaras

Postuar në 02 Nëntor, 2013 04:09

“Qeveria greke të mos pengojë, por të mbështesë dhënien e statusit të vendit kandidat dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”. 

Ky është apeli i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, e cila përmes një letre të hapur i drejtohet kryeministrit grek Andonis Samaras, si një përgjigje për atë që u paraqit pak ditë më parë nga 23 ish-ambasadorët grekë. 

Mbyllet fushata në Korçë, kryeministri Rama fton demokratët të votojnë Sotiraq Filon

Postuar në 01 Nëntor, 2013 13:40

KORÇE- Kreu i qeverise, Edi Rama ka marrë pjesë sot në mbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjen e kreut të Bashkisë së Korçës, në mbështetje të kandidatit socialsit, Sotiraq Filo. 

Rama u bëri thirrje korçarëve të dalin në votime të dielën, pasi është një votë për të ardhmen dhe për të çuar më tej projektin e ish kreut të Bashkisë, tashmë zëvendëskryeministër, Niko Peleshi.

Akademikët shqiptarë letër kryeministrit grek

Postuar në 01 Nëntor, 2013 13:39

Anëtarët e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave i janë drejtuar me një letër të hapur kryeministrit grek, Antonis Samaras si një reagim kundër letrës së 23 ish-Ambasadorëve grekë. Ata shprehen thellësisht të indinjuar nga përmbajtja e letrës së 23 ish-ambasadoreve greke dhe e cilësojnë denigruese këtë letër.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara