Mbyllet fushata në Korçë, kryeministri Rama fton demokratët të votojnë Sotiraq Filon

Postuar në 01 Nëntor, 2013 13:40

KORÇE- Kreu i qeverise, Edi Rama ka marrë pjesë sot në mbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjen e kreut të Bashkisë së Korçës, në mbështetje të kandidatit socialsit, Sotiraq Filo. 

Rama u bëri thirrje korçarëve të dalin në votime të dielën, pasi është një votë për të ardhmen dhe për të çuar më tej projektin e ish kreut të Bashkisë, tashmë zëvendëskryeministër, Niko Peleshi.

Duke theksuar se Filo gëzon një mbështetje përtej kufijve të koalicionit të zgjedhjeve të 23 qershorit, Rama ftoi demokratët e Korçës që të mendojnë për qytetin e tyre dhe të zgjedhin Sotiraq Filon në krye të Bashkisë, siç tha ai, për të vazhduar projektin e nisur.

Më herë, kryeministri Rama bëri një thirrje edhe në faqen e tij në Facebook. Sipas tij, të dielën Korça duhet të votojë sërish për të zgjedhur mes vazhdimit të projektit të Nikos tanimë me mbështetjen e fuqishme të qeverisë së re të PS-LSI dhe kthimit pas, në rrugën e humbur të Partisë Demokratike. 

Rama shoqërohet në Korçë nga të gjithë ministrat, pasi menjëherë pas mitingut do të mbledhet qeveria. Qytetarët e Bashkisë Korçe do ti’ drejtohen kutive te votimit diten e diel, ku do te zgjedhin mes kandidatit ste koalicionit te majte, mbeshtetur edhe nga FRD-ja, Sotiraq Filo dhe atij te koalicionit te djathte, Sotiraq Startobërdha.

Mesazhi i Rames 

Sot në orën 17:00 në Korçë mbyllet fushata zgjedhore për kryebashkiakun e ri të qytetit të rilindur nën drejtimin vizionar të Niko Peleshit. Suksesi në qeverisjen e Korçës, aftësia e spikatur si menaxher dhe talenti në komunikim bënë që Niko Peleshit t’i binte barra e përgjegjësisë së lartë të zëvendës kryeministrit në përpjekjen tonë të përbashkët për të rilindur Shqipërinë. Dhe të dielën Korça duhet të votojë sërish për të zgjedhur mes vazhdimit të projektit të Nikos tanimë me mbështetjen e fuqishme të qeverisë së re të PS-LSI dhe kthimit pas, në rrugën e humbur të Partisë Demokratike – mes Sotiraq Filos, njeriut që në krah të Niko Peleshit ndoqi plot projekte dhe tanimë ka në dorë gjithë planin e punës për të ardhmen, dhe një tjetri që s’mund t’i ofrojë Korçës asgjë më shumë se politikat e dështuara të humbësve të 23 qershorit. Do të jemi sot pasdite në Korçë për të folur konkretisht për punët e mëtejshme për Korçën nën drejtimin e një kryebashkiaku të ri që do të çojë më tej punën e shkëlqyer të Niko Peleshit, bashkë me Nikon e gjithë ne të tjerët në Tiranë.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.