Byroja Kombëtare e Hetimit, Naço: Hetim zyrtarëve të lartë

TIRANE- Byroja Kombëtare e Hetimit do te hetojë zyrtarët e lartë të shtetit, por gjithashtu do drejtojë dhe kontrollojë zyrtarët e mesëm dhe të ulët. Keshtu ka deklaruar ministri i Drejtesise, Nasip Naço.
Sipas tij, kjo do te sjelle sigurisht edhe ndryshimin e ligjit.
“Byroja Kombëtare e Hetimit do ngrihet si një nukël përgjegjës për të hetuar zyrtarët e lartë të administratës shtetërore, por sigurisht do drejtojë dhe kontrollojë për pjesën e zyrtarëve të mesëm dhe të ulët. Pra do jetë një strukturë që krahas detyrave të tjera që bën për të hetuar, do hetojë si një nukël në rastet e korrupsionit, për të cilët besoj se dhe ju dhe ndërkombëtarët presin më shumë nga kjo mazhorancë.”- raporton “News 24″, referuar deklarates se ministrit Naço.
Ministri Naco ka shtuar me tej se pavarësisht se ka mbetur pak kohë deri në datën 4 nëntor, që pritet të fillojë nga puna Gjykata Administrative, gjithcka do te shkoje sipas parashikimit.
Ai ka thene se tashme jane përcaktuar edhe kancelarët e gjykatave dhe ambientet se ku do të ushtrojnë detyrën këto gjykata.
PANORAMA
Add new comment