Arkiv-Lajme të përditësuara

Korrupsioni në drejtësi

Postuar në 05 Nëntor, 2013 09:00

Një sondazh, që sipas ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu është bërë nga vetë ai, tregon korrupsionin në gjyqësor si problemin më të madh në drejtësi.

Edhe pse të korruptuarit nuk përfaqësojnë gjithë sistemin, sipas diplomatit amerikan disa gjykatës sot duhet të ishin në burg.

PS, 3 grupe pune për investimet e huaja

Postuar në 05 Nëntor, 2013 04:36

Propozimi i Kryeministrit Rama për gjetjen e sipërmarrësve të huaj nga deputetët socialistë. “Panorama” shkruan sot se Gaçi zgjidhet për Italinë, Shalsi për Greqinë dhe Klosi për Turqinë.

Alma Hicka emërohet në postin e Avokates së Shtetit

Postuar në 05 Nëntor, 2013 04:35

Alma Hicka është avokatja e re e shtetit. Lajmin e jep vetë kryeministri Rama nëpërmjet profilit të tij në rrjetet sociale. Bashkëngjitur, Rama ka postuar edhe një CV të shkurtër të zonjës Hicka.

Papulias zbut presionin grek për paktin detar dhe varrezat

Postuar në 05 Nëntor, 2013 04:32

Papulias - Presidenti grek, Karolos Papulias, i kujtoi palës shqiptare se çështja e kufirit detar mes dy vendeve do të ndiqet si nga dy presidencat e radhës së Bashkimit Europian për gjatë 2014-s, nga Greqia dhe Italia
Nishani - Presidenti shqiptar ka ngritur shqetësimet për temat të cilësuara si patate e nxehtë mes dy vendeve, ligji i luftës që mbahet në fuqi nga Greqia dhe mbi të gjitha problemin e pronave të shqiptarëve

Fatmir Mediu: Armët kimike nuk duhen shkatërruar në Shqipëri

Postuar në 05 Nëntor, 2013 04:30

Ish- ministri i Mbrojtjes dhe Mjedisit, i akuzuar sidomos për çështjen e ligjit të importit të plehrave, thotë se armët kimike siriane nuk duhen shkatërruar në Shqipëri.

Duke folur për GSH, Fatmir Mediu tha se legjislacioni shqiptar nuk e lejon importin e këtyre mbetjeve.

Për më tepër, Mediu thotë se vendi nuk ka kushtet e sigurisë për të kryer shkatërrimin e këtyre armëve.

Rama vizitë në Maqedoni

Postuar në 05 Nëntor, 2013 04:29

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e martë një vizitë zyrtare në Maqedoni me ftesë të homologut të tij maqedonas, Nikolla Gruevski.

Kjo është vizita e parë e Ramës si kryeministër në Shkup. Në axhendë përfshihet takime me drejtuesit më të lartë të Maqedonisë dhe krerët e dy partive kryesore shqiptare, Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thaçin e PDSH-së. Vec takimit me kryeministrin Gruevski, Rama do të zhvillojë takim edhe me Presidentin e Maqedonisë, George Ivanov dhe kryetarin e parlamentit, Trajko Veljanovski.

Kosovë, KQZ shpall rezultatet paraprake

Postuar në 04 Nëntor, 2013 17:54

Nga konferenca per shtyp e KQZ-se
PRISHTINE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli mbremjen e sotme rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit për kryetar komunash dhe asamble komunale . Në këto rezultate nuk përfshihen votimet në veri te Kosoves.
Rezultatet sipas KQZ-së për kryetar komune:
Deçan , AAK-LDD me 54.05 për qind, LDK 35,15 për qind
Gjakovë , AKR 43.43 për qind, AAK – LDD, 35.80 për qind
Drenas, PDK, 63.08 për qind
Istog, LDK, 51.01 për qind
Kaçanik, PDK 25.57 për qind, AAK 17.99 për qind

Zbardhet takimi, Papulias-Ramës: U presim në BE

Postuar në 04 Nëntor, 2013 17:53

Kryeministri, Edi Rama, gjatë takimit me Presidentin e Greqisë, Karolos Papulias, ka shprehur gatishmërinë e qeverisë shqiptare për t’i dhënë përmasa të reja bashkëpunimit me Greqinë, në kuadër të miqësisë e të fqinjësisë së mirë, si dhe në kuadër të partneritetit strategjik.

Në takim u theksua vullneti i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh besimi se një kapitull i ri do të shënojë bashkëpunimin e dyanshëm, si dhe atë rajonal.

Dalipi konfirmohet në krye të këshillit bashkiak të Tiranës, Basha: Vlerësoj konsensusin

Postuar në 04 Nëntor, 2013 17:50

Bllokimi për disa muaj me radhë i këshillit bashkiak të Tiranës duket se ka marrë fund ditën e sotme. këshilltarët e majtë dhe të djathtë janë mbledhur pasditen e sotme pas dy thirrjeve për mbledhje në të njëjtin orar të bëra njëkohësisht nga zv/kryetari i Këshillit Bashkiak, Zamir Ndroqi dhe nga kreu i grupit të këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi.

Reagon ambasada britanike: Akuzat e PD ndaj “Crown Agents”, të rreme dhe të pandershme

Postuar në 04 Nëntor, 2013 17:48

Ambasada britanike ka reaguar ndaj akuzave të PD-së në lidhje me kompaninë “Crown Agents”.

Sipas ambasadës, këto akuza janë të rreme dhe të pandershme, pasi kompania është serioze dhe e respektuar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara