Zbardhet takimi, Papulias-Ramës: U presim në BE

Postuar në 04 Nëntor, 2013 17:53

Kryeministri, Edi Rama, gjatë takimit me Presidentin e Greqisë, Karolos Papulias, ka shprehur gatishmërinë e qeverisë shqiptare për t’i dhënë përmasa të reja bashkëpunimit me Greqinë, në kuadër të miqësisë e të fqinjësisë së mirë, si dhe në kuadër të partneritetit strategjik.

Në takim u theksua vullneti i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh besimi se një kapitull i ri do të shënojë bashkëpunimin e dyanshëm, si dhe atë rajonal.

Rama u shpreh se roli i Greqisë si një vend anëtar i BE-së dhe NATO-s ka një rëndësi domethënëse për rajonin dhe se qeveria shqiptare konstaton me kënaqësi vëmendjen që Greqia po i kushton rajonit. Kryeministri nënvizoi se një epokë e re është hapur në bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, pas marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës.

Papulias siguroi për mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Greqia tha ai, e pret Shqipërinë sa më parë në BE dhe ajo do të jetë në krah të saj, në këtë përpjekje.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.