Arkiv-Lajme të përditësuara
Emërimet e reja, rikthehen drejtuesit e LSI në postet e humbura
Ashtu siç kishte lajmëruar gjatë fushatës zgjedhore, qeveria ka kthyer në postet e mëparshme disa drejtues të LSI-së. Me një vendim të posaçëm dje u rikthyen në detyrë anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike, të shkarkuar në muajin maj, pas vendimit të LSI-së për prishjen e koalicionit qeverisës me PD-në dhe bashkimin me Partinë Socialiste. Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike Postare ishte Pirro Xhixho, i propozuar në këtë post nga LSI-ja, partia që dikur ishte në koalicionin qeveritar.
Ndryshimet në polici, shkarkohen shefat e komisariateve të Durrësit e Shijakut
Vazhdon rrokada në Policinë e Shtetit. Me urdhër të ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri janë shkarkuar sot shefi i komisariatit të Durrësit dhe atij të Shijakut.
Ministria e Brendshme njofton se në vend të Sandër Ndojit në Durrës është emëruar Arbi Deliu, ndërsa në komisariatin e Shijakut në vend të Flamur Mukës është emëruar Ermal Lila.
Ndryshimet kanë përfshirë dhe sektorin e antidrogës në Durrës, ku është emëruar Gjovalin Deda.
Shqip
INUK denoncoi pallatin në Vlorë
Dy vjet më parë, ndërtimet pa kriter në qytetin e Vlorës ishin një shqetësim për të cilin organi i akuzës është vënë në dijeni me anë të një kallëzimi kundër KRRT-së së Bashkisë dhe Drejtorisë së Planifikimit Urban.
Kallëzimi për shpërdorim detyre është bërë nga një isntitucion shtetëror, e piëkrisht nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe që lidhej me një ndërtim që është bërë në det, pranë Ujit të Ftohtë.
Berisha: Shtet dordolec, po i hap rrugë vëllaçkos. Rama: Aktiviteti kriminal, mbulim nga ty e Noka
TIRANE- Kryeministri, Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se aktiviteti kriminal i lojerave te fatit nuk mund te lulezonte hapur pa mbeshtetjen politike te Kryeministrit dhe Ministrit te Brendshem.
Akuzat çojnë në dorëheqje të drejtorit të Policisë së Burgjeve
Drejtori i sapoemëruar i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, i emëruar në mes të muajit tetor 2013 ka dhënë dorëheqjen, ditën e sotme.
Sulejmani e ka bërë dorëheqjen e tij me anë të një letre drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zotos.
Vendimin për dorëheqje, Sulejmani e argumenton me faktin se nuk dëshiron që institucioni të dëmtohet nga akuzat, sipas tij të pavërteta, që janë ngritur ndaj tij nga një media e shkruar.
Letra e plotë:
Bashkim Dedja rizgjidhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese me 126 vota
Kuvendi miratoi sot me konsensus dekretin e Presidentit Nishani për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Bashkim Dedja do të vijojë të qëndrojë në krye të Gjykatës Kushtetuese me një vendim konsensual të deputetëve të Kuvendit.
Tahiri-Berishës: Sa ishe kryeministër nuk u ndjeve as për aksidentet, as kur badigardi i Zenit plagoste kamarierët
Ministri i Brendshëm ka reaguar menjëherë pas akuzave t ëish-kryeministrit Sali Berisha në sallën e Kuvendit. Sipas Tahirit, situate e aksidenteve është e rëndë për shkak të korrupsionit të madh që kishte në Policinë Rrugore.
Ai i ka kujtuar Berishës se sa ishte kryeministër, nuk ka folur asnjëherë për aksidentet rrugore dhe jo më për bëmat e badigardëve të familjes së tij.
Skandalet me koncesionaret
Një ditë pasi Top Channel publikoi përmes shifrave se si kompanitë koncesionare po shfrytëzojnë pasuritë natyrore duke paguar shifra minimale në shtet, dalin në dritë të tjera fakte tronditëse mbi abuzimet në këtë sektor.
Burime zyrtare nga 'Albpetrol', kompanisë përmes të cilës shteti mbikëqyr të gjitha koncesionet e naftës, bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe kompanitë koncesionare kanë deklaruar mbi 1.5 miliardë dollarë shpenzime pa dorëzuar faturat përkatëse.
Ministrja e Administratës: Nuk fitohen zgjedhjet duke shpërndarë vende pune
Ministrja për Inovaconin dhe Administratën Publike, Milena Harito në një intervistë me DW, thote se beson te futja e konkurseve të hapura dhe transparente për ngritjen e administratës profesionale e larg politikës.
DW: Në Shqipëri ka shpërthyer debati për zëvendësimet në administratë, apo institucione të tjera. Opozita ju akuzon si qeveri e re se ka filluar fshesa politike. Si i përgjigjeni ju kësaj akuze?
Kuvend, pritet votimi i kreut të Kushtetueses 0
TIRANE- Kuvendi pritet te votoje sot ne seance plenare dekretin e Presidentit Bujar Nishani për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Votimi per te kerkon shumice te thjeshte ne Kuvend.
Kandidatura e tij u votua me shumice votash ne Komisionin e Ligjeve, duke marre vote kunder nga deputeti i PS-se, Bashkim Fino.