Tahiri-Berishës: Sa ishe kryeministër nuk u ndjeve as për aksidentet, as kur badigardi i Zenit plagoste kamarierët

Ministri i Brendshëm ka reaguar menjëherë pas akuzave t ëish-kryeministrit Sali Berisha në sallën e Kuvendit. Sipas Tahirit, situate e aksidenteve është e rëndë për shkak të korrupsionit të madh që kishte në Policinë Rrugore.
Ai i ka kujtuar Berishës se sa ishte kryeministër, nuk ka folur asnjëherë për aksidentet rrugore dhe jo më për bëmat e badigardëve të familjes së tij.
“Shqetësim i madh siguria në rrugë! Por ju z deputeti Berisha, kur keni qenë kryeministër jeni strukur në karrige dhe nuk keni folur për situatën e aksidenteve në vend. Ka një problem për situatën rrugore në vend. Do ia arrijmë të ulim numrin e aksidenteve në vend. Sepse e di çfarë kemi gjetur kur erdhëm? Polici Rrugore më të korruptuar nuk ka pasur ndonjëherë në histori. Por, ju nuk jeni ndier për këtë korrupsion, nuk u përgjigjet as kur bodigardi i djalit tuaj plagosi kamerieren në mes të Tiranës. Paligjshmëria është ende aty, do kisha preferuar të çoheshit këtu e të flisnit për këto.
Paligjshmëria kërciste deri në zyrat tuaja. Paligjshmëria e lojërave të fatit të përplasej para fytyrës dhe nuk merrje asnjë masë, derisa kjo u kthye në një plagë familjare. Unë jam i gatshëm të përgjigjem ditë e natë për çdo detyrë që ndërmarr.
Mbyllja e atij biznesi të paligjshëm është më e mira se çjerrja juaj para kësaj faltoreje. Ai biznes po shkatërron familjet shqiptare”, ka thënë Tahiri.
Shqip
Add new comment