Bashkim Dedja rizgjidhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese me 126 vota

Postuar në 31 Tetor, 2013 09:58

Kuvendi miratoi sot me konsensus dekretin e Presidentit Nishani për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Bashkim Dedja do të vijojë të qëndrojë në krye të Gjykatës Kushtetuese me një vendim konsensual të deputetëve të Kuvendit.

Procesi i votimit nominal të dekretit te Presidentit Nishani u kryesua nga një komision i përbërë nga deputeti i PS-së, Armando Subashi, ai i PD-së, Arben Ristani dhe deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo. Sipas rendit alfabetik komisioni ka thirrur me radhë deputetët, të cilët kanë deklaruar votën e tyre, të gjithë pro për emërimin e Dedjas në krye të Kushtetueses. Në votim morën pjesë 126 deputetë dhe të gjithë votuan pro.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.