INUK denoncoi pallatin në Vlorë

Postuar në 31 Tetor, 2013 16:05

Dy vjet më parë, ndërtimet pa kriter në qytetin e Vlorës ishin një shqetësim për të cilin organi i akuzës është vënë në dijeni me anë të një kallëzimi kundër KRRT-së së Bashkisë dhe Drejtorisë së Planifikimit Urban.

Kallëzimi për shpërdorim detyre është bërë nga një isntitucion shtetëror, e piëkrisht nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe që lidhej me një ndërtim që është bërë në det, pranë Ujit të Ftohtë.

Por fati i këtij kallëzimi penal ende sot është i paqartë, pasi pavarësisht interesimit të Top Channel, nuk ka një përgjigje zyrtare nëse kjo dosje është pushuar, apo është dërguar për gjykim.

Në dokumentin që TCH disponon denoncohet se në zonën e ujit të ftohtë po kryheshin punime nëertimore, sipas vendimeve numër 5/6 dhe 5/7, datë 17 gusht të KRRT së Bashkisë Vlorë, përkatësisht me objekt miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe kushteve urbane të tij, si dhe miratimin e lejes së ndërtimit për objektin, godinë banimi dhe shërbimi 3, 4, 5 kate plus papafingo dhe një kat dyqan.

Gjejmë me vend të sqarojmë - thotë kallëzimi - se sheshi i ndërtimit të këtij objekti është pozicionuar në brezin e plazhit dhe krahu perëndimor i tij përshkohet nga vija ndarëse midis plazhit dhe sipërfaqes ujore dhe duket qartë se sheshi gjendet brenda një territori që në përputhje me ligjet konsiderohet si zonë me rëndësi kombëtare.

Duke radhitur shkeljet, inspektoriati thotë se në referim të imazheve fotografike në kohë të ndryshme duket qartë se në kohën kur në këtë zonë nuk kishin nisur punimet s’ishte veçse një brez i ngushtë toke që ndan aksin rrugor me detin, por që më pas është shndërruar në një turall ndërtimi si pasojë e hedhjes së vazhdueshme të materialeve inerte në det.

Sipas kallëzimit, shkeljet e KRRT konsistojnë në përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjor për objektin në fjalë, në shkelje të hapur me ligjin nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe më pas janë paraqitur për miratim të kësaj praktike të kundraligjshme në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë Vlorë. Në kallëzim thuhet se ky ndërtim ka dëmtuar rëndë interesat e ekonomisë në këtë zonë turistike.

“Funksionarët publikë në përbërje të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë Vlorë dhe veçanërisht zoti Shpëtim Gjika, në cilësinë e kryetarit të këtij këshilli, si dhe funksionarët e tjerë publikë në përbërje të Drejtorisë së Planifikimit Urban, ndonëse kanë përgjegjësi të veçanta të shprehura qartë në ligj për njohjen dhe zbatimin rigoroz të rregullave të përgjithshme e të veçanta ligjore e teknike, me vullnet të plotë kanë penguar zbatimin e tyre, duke lejuar ngritjen e një objekti ndërtimor në një territor me vlera të veçanta mjedisore e turistike, në të cilin ndalohet në mënyrë eksplicite çdo zhvillim ndërtimor", thotë kallëzimi.

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.