Ndryshimet në polici, shkarkohen shefat e komisariateve të Durrësit e Shijakut

Vazhdon rrokada në Policinë e Shtetit. Me urdhër të ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri janë shkarkuar sot shefi i komisariatit të Durrësit dhe atij të Shijakut.
Ministria e Brendshme njofton se në vend të Sandër Ndojit në Durrës është emëruar Arbi Deliu, ndërsa në komisariatin e Shijakut në vend të Flamur Mukës është emëruar Ermal Lila.
Ndryshimet kanë përfshirë dhe sektorin e antidrogës në Durrës, ku është emëruar Gjovalin Deda.
Shqip
Add new comment