Nis punën Gjykata Administrative, Naço: Revolucion në drejtësi

Postuar në 04 Nëntor, 2013 03:59

Gjykata Administrative ka nisur sot punën në të gjithë vendin. Funksionimi i këtij rrjeti gjykatash, që do të shqyrtojnë çështjet administrative, ka qenë një nga kushtet e vëna nga BE-ja, për integrimin e vendit. Në ditën e parë të punës për Gjykatën Administrative të Tiranë, ishin të pranishëm, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, dhe nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa.

“Është një gjykatë që i ka munguar Shqipërisë, një revolucion në fushën e drejtësisë. Janë marrë të gjitha masat dhe i uroj trupës suksese. Janë marrë masat që të nisë puna në të gjithë gjykatat njëkohësisht. Kushtet janë optimale për të filluar punë. Në këto gjykata do të procedohet më shpejt lidhur me çështjet e qytetarëve. Janë marrë masat që kolegji administrativ të funksionojë normalisht”, tha Naço për mediat.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.