Meta për DW: Qeveria është një dhe energjike

Ilir Meta
UPDATE- Qeveria është energjike dhe shumë shpejt do të shohim rezultatet konkrete të këtij angazhimi energjik. Kështu është shprehur kreu i LSI-së, dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në një intervistë për Deutsche Welle në shqip.
Meta po ashtu është thekson se koalicioni qeverisës ka një program dhe Qeveria është një, pavarësisht partive që marrin pjesë në të.
Ti kthehemi zhvillimeve aktuale të qevërisë në Tiranë. Janë bërë një sërë “aksionesh” si ai kundër lojërave të fatit, bllokimi i ndërtimeve pa leje, ndryshime radikale nëpër sektorë, si në polici, apo diplomaci. Gjithashtu Shqipëria edhe këtë rradhë nuk i shpëton tërmetit që pëson administrata sa herë ndërrohen qeveritë.
Unë gjykoj se Qeveria po tregon vullnet dhe angazhim maksimal për adresimin e sfidave të mëdha që ka vendi. Kemi një ekip qeverisës plot me energji dhe dëshirë për t’i shërbyer vendit dhe kam besim se shumë shpejt do shohim edhe rezultatet konkrete të këtij angazhimi energjik të qeverisë. Parlamenti do e mbështesë Qeverinë në përmbushjen e rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe në përballjen me sfidat ekonomike dhe sociale që përjeton vendi. Mendoj se Shqipëria ka nevojë të rrisë profesionalizmin dhe efikasitetin e administratës sonë, në mënyrë që t’a përgatisim vendin për etapën e negociatave për anëtarësim në BE. Natyrisht që të gjitha këto do bëhen në konsultim me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht më Bashkimin Evropian. Eshtë e rëndësishme që çdo reformë të bëhet në respekt të ligjeve dhe me transparencë të plotë, në mënyrë që të mos ekzistojnë keqpërdorime për arsye protagonizmi.
Të qënit në një koalicion qeverisës nuk është e lehtë, pasi duhet gjeni një gjuhë të përbashkët për çdo hap që hidhet . Pra të jeni “një në çdo të mirë dhe të keqe të qeverisë”. Ju ndjeheni në të njëjtin hap, zoti Meta?
Koalicioni ka një program qeverisës dhe Qeveria është një, pavarësisht partive që marrin pjesë në të. Patjetër që komunikimi dhe konsultimi brenda koalicionit është maksimal dhe kam kënaqësi të shpreh se ndajmë bindje të njëjta me Kryeministrin Rama për sa i përket drejtimit që duhet të marrë vendi.
Panorama
Add new comment