A është i mundur një proces gjyqësor ndaj Berishës?

Mero Baze thotë se “Sali Berisha ka një siguri të tepruar për mosdënimin e tij”. Në editorialet e tij të ditëve të fundit në Tema Online, Baze, përmend arrestimin e Berishës, por lexuesit që komentojnë poshtë shkrimeve, tregohen skeptikë lidhur me këtë mundësi.
Shkruan Baze ndër të tjera: “…Duke menduar se ka kryer krimi në emër të pushtetit, ai kujton se është i paprekshëm dhe kërkon që drejtësia të gjejë kriminelë të tjerë për të ilustruar situatën kriminale në vend. Mendoj se nuk ka nevojë. Duke filluar nga Sali Berisha, është më e lehtë të shkosh tek dera e çdo krimineli. Mjafton dera e shtëpisë së tij për të arrestuar shumicën e autorëve të krimeve në këtë vend. E gënjen mendja kur mendon se e ka të blinduar me pushtet dhe imunitet politik si opozitar. Do të rrijë aq gjatë dhe aq pa kthim në këtë status, sa do kërkojnë ta arrestojnë dhe të vetët”.
Lidhur me arsyet pse Berisha dhe opozita e re është bërë kaq agresive ende pa u mbushur 100 ditë nga qeverisja e majtë, duke akuzuar këtë të fundit për një krizë ekonomike që e ka shkaktuar vetë, Baze thotë:
“Berisha i druhet asaj që ai vetë ka në kokë në raste të tilla. Ai e di si kalohen kriza të tilla depresive për shoqërinë. E ka aplikuar vetë dy- tre herë këtë praktikë. Kur në vitin 1991, shqiptarët ishin nën tmerrin e batutës “ka dhe gjashtë ditë bukë”, ai arrestoi Nexhmijen dhe njerëzit e harruan. Në vitin 1993, kur njerëzit ishin thellësisht të zhgënjyer nga reformat e tij dhe po refuzonin pushtetin e tij, për të cilin dhanë 70 përqind të votave, ai arrestoi Fatos Nanon dhe njerëzit u morën me të. Në vitin 1995, kur e pa që sërish nuk po ia dilte të qetësonte situatën me qeverisjen, arrestoi gjithë ish- Byronë Politike dhe njerëzit u morën me të. Ajo që ai ka frikë realisht tani është se mos Edi Rama po mendon ekzaktësisht atë që ai ka bërë sa herë vendi ka qenë në një depresion të tillë ekonomik dhe financiar. Ai thjesht po mendon çdo kish bërë vetë po të ishte në vend të Edi Ramës në këto momente. Dhe s’e ka keq që e mendon!”
Po a mendon Baze se një proces gjyqësor ndaj Berishës është i mundur? Këtë pyetje DITA ia bëri mbrëmë gazetarit të njohur dhe ai përgjigjet: “Nuk besoj se arrestohet gjatë kohës që është në pushtet Rama-Meta, por nuk kam asnjë arsye që të humb shpresat se do dalë dikush në këtë vend ta ndëshkojë”
Tri intervista me një ministër, një ish-kryeprokuror dhe një ish-shef shërbimesh sekrete mbi nuklin që pritet të quhet Byroja Kombëtare e Hetimit… Çfarë thotë ministri i Drejtësisë për “Byronë”. Pse përmend “hetimin e zyrtarëve të lartë” dhe “sekuestrimin e pasurive”. Çfarë mendojnë Arben Rakipi e Fatos Klosi për atë që përflitet si propozim i Toni Blerit mbi ngritjen e një “FBI”-je shqiptare – Sot, në DITA. Faleminderit që na lexoni
Dita
Add new comment