Artan Shkreli: Parlamenti i ri, sipas planit francez. Piramida nuk prishet

Postuar në 03 Nëntor, 2013 04:13

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Artan Shkreli, njëkohësisht anëtar i Forumit të Trashëgimisë Kulturore, ka thënë se parlamenti i ri do të jetë sipas planit francez.

Kjo nënkupton që nuk do të ketë godinë të re parlamenti, ashtu siç parashikonte qeveria e mëparshme, por do të bëhet në selinë e Kuvendit aktual.

Me këtë pritet që të mos prishet as Piramida, ku ishte parashikuar që të ndërtohej parlamenti i ri.

Kjo gjë në fakt ishte paralajmëruar edhe nga kryeministri Rama, i cili ka pohuar se parlamenti i ri do të jetë ku janë aktualisht zyrat e Kuvendit.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.