“Shoku im Shpëtim, nëse lejet e ndërtimit nuk ekzistojnë, na ruaj o Zot!”

Një letër për mikun dhe bashkëqytetarin Shpëtim Gjika nga zv-ministri i Drejtësisë, ish deputeti i Vlorës, Arben Isaraj.
“Shoku im Shpëtim, shoh këto ditë në FB, se disa njerëz reagojnë sikur duan të të ndihmojnë, kur në të vërtet thjesht kënaqen me gjendjen në të cilën ndodhesh, sepse nuk të japin asnjë zgjidhje ose zgjedhje. Sot me shqetësim prita dhe lexova mediet e shkruara, të cilat çuditërisht paralajmëruan botimin e dosjes penale të mbërritur në gjykatë për “falsifikatorin” Gjika. Ende i kam përpara. i lexoj e rilexoj “Panoramën”, “Shekullin”,”Mapon”, “Shqip” etj, që me faksimile vendimesh pa firmë e vulë, tituj, nëntituj, rreshta e nënrreshta duan tregojnë : “Si i falsifikoi Gjika dy lejet e ndërtimit”.
Kërkoj t`i shoh apo të lexoj diçka, për përmbajtjen e dy lejeve te falsifikuara, po nuk po i gjej ato gjëkundi. Ndaj si vlonjat dhe si shok politik, që na bashkoi në vite Partia Socialiste, të kërkoj: Të bësh publike dy lejet me numër, datë, firmë dhe vulë. Ndërsa thjesht si qytetar, nxis kabinetin e Prokurorisë të ofrojë tanimë për “transparencën” që vet nisi. Dy lejet e ndërtimit me ekstremitetet ligjore të nevojshme që ka lëshuar Gjika, pasojë e një procedure të falsifikuar. Nëse këto Leje ndërtimi (‘të zbardhura’ i quajnë në fushën e ndërtimit apo formularët e famshëm A4) nuk ekzistojnë atëherë na ruaj o Zot”.
MAPO
Add new comment