Meta me senatorin Richard: Shqipëria, shembull i mirë bashkëpunimi në rajon

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti të Dërguarin e Veçantë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës për Diplomacinë Ekonomike në Ballkan, Senatorin Alain Richard.
Sipas një njoftimi të Kuvendit, gjatë takimit zoti Meta ka vlerësuar praninë e Senatorit Richard në Tiranë dhe përpjekjet e tij për të forcuar marrëdhëniet ekonomike mes Francës dhe vendeve të Ballkanit.
“Z. Meta theksoi se Franca është një partner shumë i rëndësishëm dhe se Shqipëria është një shembull i mirë bashkëpunimi në rajon. Në këtë kuadër, z. Meta u shpreh se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë më ngushtë më njeri tjetrin, për të paraqitur një hapësirë të përbashkët oportunitetesh për komunitetin e investitorëve francezë.
Senatori Richard, vlerësoi zhvillimet e mëdha në rajon dhe progresin e bërë nga Shqipëria në vite dhe shprehu vullnetin e Francës për të rritur investimet e saj në Shqipëri dhe në rajon. Në këtë kontekst, Senatori Richard shprehu kënaqësinë për marrjen e këtij roli të ri, i cili do t’i shërbejë forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimit ekonomik të Ballkani”, thuhet në njoftim.
Shqip
Add new comment