Berisha: Neobllokmenët hoqën flamurin e NATO-s nga zyrat

Postuar në 27 Tetor, 2013 14:42

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë “Rama” se ka hequr flamurin e NATO-s nga zyrat e kryeministrisë dhe ministrive. Ai e cilësoi këtë si një akt të rikthimit tek etërit hoxhistë. “Në një akt rikthimi tek etërit e tyre, Rama dhe neobllokmenët e tjerë, kanë hequr flammurin e NATO-s nga zyrat, sallat e kryeministrisë dhe mjediset e ministrive të tjera. 

Ata, së bashku me flamurin e NATO-s, kanë hequr edhe flamurin e BE-së. Shqipëria është anëtare e NATO-s, dhe flamuri i saj qëndron i ngritur dhe krenar krahas flamujve të kombeve të lira anëtarë.

Pas shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është arritja historike më e madhe e shqiptarëve. 

Me këtë akt Rama, që protestoi në Tiranë të nesërmen e ftesës së Shqipërisë për anëtarësim në NATO, dëshmon dhe njëherë se atë e mundon shumë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. 

Prandaj dhe me ardhjen në pushtet në një akt më të parë por dhe kryekëput antishqiptar urdhëroi heqjen e flamurit të NATO-s nga zyrat e kryeministrisë dhe zyrat e tjera të mazhorancës Rama - Meta.  Kësaj i thonë: Përpara drejt etërve hoxhist !!”, shkruan Berisha në “Facebook”. 

/Shekulli Online

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.