Qeveria, truprojë 24 orë për drejtoreshën e Lojërave të Fatit

Postuar në 25 Tetor, 2013 16:32

Mbledhja e sotme e Qeverisë është fokusuar në problematikat e lojërave të fatit dhe kumarit nga ku Kryeministri ka kërkuar tolerancë zero.

Burime pranë Qeverisë i thanë Top Channel se një prej vendimeve të marra lidhet me sigurizë fizike të Drejtoreshës së Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit Luneda Sufali. Me kërkesë të Kryeministrit Rama, Luneda Sufalit i vihet në dispozicion një eskortë policore gjatë 24 orëve.

Për këtë vendimi Këshillit të Ministrave thotë se kjo eskortë do të organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Një masë e tillë siguri ndërmerret për t’i ofruar zonjës Sufali të gjithë mbrojtjen e nevojshme në përmbushjen e detyrës së saj dhe parandaluar çdo kanosje apo rrezik të mundshëm. Krahas Drejtoreshës së Tatimeve dhe Doganave, Luneda Sufali ishte një emërim surprizë i Kryeministrit Rama.

Ajo u prezantua në këtë detyrë më 2 tetor 2013. Aksioni policor në sekuestrimin e lojërave të fatit dhe nisja një auditimi të thellë praktikave të mëparshme të kësaj Drejtorie, e kanë vendosur drejtoren Sufali në qendër të vëmendjes së njerëzve të përfshirë në këtë biznes miliona dollarë.

Intensiteti i veprimeve të qeverisë dhe deklarimi i kryeministrit Rama se “kjo është një industri kriminale e cila ka lulëzuar falë mbështetjes politike nën hundën e policisë që heton krimin ekonomik” nuk ka lënë vend për asnjë neglizhencë në sigurinë e drejtoreshës Sufali.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.