Hendeku gjinor në botë, Shqipëria e 108-ta

Është publikuar raporti mbi hendekun gjinor nëpër botë.
“The Global Gender Gap Report 2013” ka 8 vjet që publikohet dhe sipas themelueses së saj, Saadia Zahidi, që prej vitit të saj të parë në 2006-ën, 80% e shteteve kanë bërë hapa para në vendosjen e barazisë gjinore.
Raporti i publikuar nga “World Economic Forum”, është bërë me qëllim për t’i rankuar shtetet në bazë të nivelit dhe barazisë gjinore dhe jo në nivelin e zhvillimit të këtyre shteteve. Për shembull shtetet e pasura kanë më tepër mundësi edukimi dhe kujdesi shëndetësor për qytetarët e tyre, se sa shtetet me nivel ekonomik më të ulët.
Ndër 136 shtetet në listë, Islanda, Finlanda dhe Norvegjia, mbajnë respektivisht 3 vendet e para.
Islanda vazhdon të mbajë vendin e parë për të pestin vit radhazi. Bashkë me të, Finlanda zë vendin e dytë, Norvegjia renditet e treta dhe Suedia e katërta.
Këto vende i kalojnë 80% të hendekut gjinor, ku 100% do të përfaqësonte një barazi të plotë.
Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë me shenjë portokalli. Vendi ynë renditet i 108-ti, shumë larg vendeve të tjera evropiane si Gjermania në të 14-in apo Britania e Madhe në vendin e 18-të. Edhe Maqedonia e Serbia renditen më mirë se sa ne, respektivisht në vendi e 57-të Maqedoni dhe në të 42-in Serbia.
Shekulli
Add new comment