Vuçiç: Erdogan duhet të kërkojë urgjent ndjesë

Postuar në 25 Tetor, 2013 16:39

Vuçiç dhe Daçiç
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka konsideruar një skandal deklaratën e kryeministrit turk, Erdogan se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”, duke kërkuar një “ndjesë urgjente” nga Turqia dhe kryeministri Erdogan.
“Unë konsideroj se deklarata ishte një skandal dhe duhet të kërkojë një ndjesë urgjente nga Turqia dhe kryeministri, Erdogan. Kjo është sjellje e papranueshme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është e nevojshme të shihet sesi do të reagojnë vendet e tjera.”- tha Vuçiç.
Ai theksoi se Erdogani është i vetëdijshëm se Kosova nuk ka qenë Turqi që prej luftërave Ballkanike.
Sipas Vuçiç, deklarata “vetëm tregon synimet e vërteta të disa vendeve përreth nesh”, duke shtuar se Serbia duhet të reagojë me forcë por me arsye. Detyra jonë, tha Vuçiç, është të veprojmë në mënyrë racionale, por nga ana tjetër duhet të bëjmë gjithçka që kjo deklaratë të marrë dënimin e gjerë ndërkombëtar.

Ndërkaq, vetë kryeministri Daçiç, në një reagim të tij tha se “deklarata e Erdoganit ishte jo diplomatike” dhe se fjalët që u thënë në Prizren “ sigurisht që nuk kontribuojnë në stabilitetin politik në Kosovë, dhe as rivendosjes së besimit mes serbëve dhe shqiptarëve”
Ministria e Jashtme serbe tha të enjten se deklarata e Erdogani ishte “jo miqësore”

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.