Arkiv-Lajme të përditësuara
Kodheli: FA, në Afganistan edhe pas vitit 2014
BRUKSEL- Gjatë ditës së dytë të zhvillimit të punimeve të ministerialit të NATO në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në fjalën e saj bëri me dije se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e angazhuar në Afganistan edhe pas vitit 2014.
Kodheli ka theksuar gjithashtu se FA të Shqipërisë janë të angazhuara për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta me trupa të NATO nga viti 2015 e në vazhdim.
Diplomatët kundër Greqisë si partner strategjik
-Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje dhe politika shumë aktive e qeverisë së re për shtimin e partnerëve strategjikë ka sjellë diskutime dhe në radhët e diplomatëve. Në një kohë që ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka ritheksuar se prioritetet e diplomacisë me ardhjen në pushtet të qeverisë “Rama” do të jenë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë por dhe çështja çame, diplomatët kërkojnë riformulim për marrëdhëniet me Greqinë.
Veliaj: Abuzimi me pagesat e invalidëve, krerët lokalë futën gra e fëmijë në lista
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka ngritur sot shqetësimin e institucionit që drejton në lidhje me rritjen fiktive të numrit të personave me aftësi të kufizuara, sidomos gjatë 6 muajve të fundit.
Në një raport të paraqitur sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Ministria e Mirëqenies Sociale ka konstatuar se numri i përfituesve të pensioneve si persona me aftësi të kufizuara është rritur me 6 mijë gjatë 6-mujorit të parë të 2013-s, deri më 23 qershor.
Ministri hollandez në Tiranë: Akoma s’kemi marrë vendim për statusin
Shqipëria mund ta marrë statusin kandidat vetëm me anë të një miratimi unanim të të gjitha vendeve anëtare të BE-së që do të mblidhen në dhjetor në minestralin e unionit, ku ndër të tjera do të votohet dhe progres-raporti për vendin tonë. Por duket se gjërat nuk janë aq të lehta sa duken pasi jo të gjitha vendet janë të bindura për ti thënë po rekomandimit të Komisionit Evropian. Një nga këto vende të lëkundura është Hollanda, ministri i jashtëm i së cilës, e deklaroi sot në Tiranë dilemën e vendit të tij për këtë ccështje.
Vijon konflikti në ILDKP, stafi: Xhuka kërkon të tërheq vëmendjen për shkeljet. Ka dhunuar një punonjës
Kanë vijuar edhe sot akuzat e kundërakuzat mes stafit të ILDKP-së dhe Inspektores së përgjithshme të këtij institucioni Zana Xhuka.
Pas deklaratës së kësaj të fundit, ka reaguar edhe stafi i ILDKP-së duke e akuzuar Xhukën për dhunë fizike ndaj një punonjësi dhe duke kërkuar ndërhyrjen e organeve kompetente për mosdegradimin e këtij institucioni.
Në një deklaratë për mediat, stafi thekson se Xhuka kërkon të heqë vëmendjen nga shkeljet ligjore të kryera prej saj që ne momentin e emërimit e në vazhdim.
Skandali i rimbursimeve në Tatime
Ministria e Financave ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal për tetë zyrtarë të lartë të adiminstratës tatimore mes tyre edhe dy ish-drejtues, si dhe 11 kompani.
Dosja aktualisht eshte ne fazen e verifikimit ka lidhje me denoncimin publik qe beri pak dite me pare ministri i Financave Shkelqim Cani, kur dhe deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, se në administratën tatimore janë konsumuar krime me pasojë shkaktimin e dëmit ekonomik për shtetin. Paraprakisht thuhet se behet fjale per nje skeme mashtrimi me faturat e Tatimit mbi Vleren e Shtuar.
Venizelos: Të finalizohet marrëveshja detare me Shqipërinë
Çështja çame dhe mbrojtja e interesave të shqiptarëve në Maqedoni e Mal të Zi, do të kenë përparësi në diplomacinë shqiptare. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi se në rajon do të ndiqet politika e fqinjësisë së mirë, por duke forcuar identitetin kombëtar. “Synimi i politikës së jashtme rajonale të Shqipërisë është forcimi i identitetit të saj në rajon.
Xhelal Mziu i Kamzës bëhet “Doktor” nga Universiteti Bujqësor
Opozitës i shtohet edhe një “Doktor” tjetër. Universiteti Bujqësor që ndodhet në Kamëz i ka dhënë gradën “Doktor”, kryebashkiakut Xhelal Mziu. Pas fotove të publikuara prej atij vetë ku shfaqej me daulle dhe me një prerje 1 mijë lekëshe në ballë, kryebashkiaku i Kamzës ka zgjedhur që fotoja e radhës të jetë diploma që merr gradën e lartë.
Bushati: Do t’i shkojmë deri në fund çështjes çame. Milo: Acaron marrëdhëniet
Çështja çame dhe mbrojtja e interesave të shqiptarëve në Maqedoni e Mal të Zi, do të kenë përparësi në diplomacinë shqiptare. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi se në rajon do të ndiqet politika e fqinjësisë së mirë, por duke forcuar identitetin kombëtar. “Synimi i politikës së jashtme rajonale të Shqipërisë është forcimi i identitetit të saj në rajon.
Shqipëria do shkurtojë edhe ushtrinë: nga 12 mijë, do zbresë në 8 mijë
Pas një projekti gjigand për demontimin e municioneve, Shqipëria pritet që të reduktojë edhe madhësinë e forcave të saj të armatosura në vetëm 8 mijë persona, i tha BIRN një burim brenda misionit të saj në NATO
“Disa njësi të caktuara nuk janë më të nevojshme, kështu që ne do e zvogëlojmë numrin e ushtarëve dhe oficerëve nga 12 mijë në 8 mijë,” tha zyrtari.
“Kjo është një reformë e nisur nga qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë dhe do të vazhdojë edhe tani me ministren e re të Mbrojtjes, Mimi Kodheli,” shtoi ai.