Vijon konflikti në ILDKP, stafi: Xhuka kërkon të tërheq vëmendjen për shkeljet. Ka dhunuar një punonjës

Kanë vijuar edhe sot akuzat e kundërakuzat mes stafit të ILDKP-së dhe Inspektores së përgjithshme të këtij institucioni Zana Xhuka.
Pas deklaratës së kësaj të fundit, ka reaguar edhe stafi i ILDKP-së duke e akuzuar Xhukën për dhunë fizike ndaj një punonjësi dhe duke kërkuar ndërhyrjen e organeve kompetente për mosdegradimin e këtij institucioni.
Në një deklaratë për mediat, stafi thekson se Xhuka kërkon të heqë vëmendjen nga shkeljet ligjore të kryera prej saj që ne momentin e emërimit e në vazhdim.
“Jemi të prekur nga reagimi që Ispektorja e Përgjithshme Znj Zana Xhuka mbajti lidhur me situatën e krijuar në ILDKPKI. Inspektorja e Përgjithshme në deklaratën për shtyp u mundua të kanalizonte vëmendjen duke deklaruar se kjo lëvizje apo reagim i stafit është i politizuar dhe i organizuar nga persona brenda dhe jashtë institucionit. Dëshirojmë të sqarojmë për të gjithë publikun se asnjë nga punonjësit firmëtarë të kallëzimit penal të bërë ndaj Inspektorit të Përgjithshëm nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë anëtar apo aktivist i ndonjë partie politike sikurse znj. Xhuka deklaron. Të gjithë punonjësit firmëtare janë rekrutuar në këtë instiucion që në krijimin e tij e në vazhdim sipas kritereve ligjore, arsimimit, aftesive profesionale dhe eksperiencës profesionale dhe jo përkatësive politike. Ky reagim i znj. Xhuka është i qëllimshëm dhe bëhet për të hequr vëmendjen nga shkeljet ligjore të kryera prej saj që në momentin e emërimit e në vazhdim. Sqarojmë dhe një herë më përgjegjësi të plotë se kallzimi penal dhe qëndrimi i stafit vjen si pasoj e sjelljes së znj. Xhuka, shkeljeve të njëpasnjëshme, kërcënimeve,ofendimeve dhe paaftësisë profesionale të saj për të drejtuar institucionin. Ajo akuzoi së është ushtruar dhunë ndaj saj por realiteti është krejtësisht i kundërt madje për këtë 22 punonjësit që kanë qenë prezent në mbledhjen e djeshme do bëjnë kallëzim penal për Inspektorin e Përgjithshme për shpifje për shkak të detyrës. Është pikërisht znj. Xhuka që po ushtron presion ndaj stafit duke degraduar edhe në dhunë fizike ndaj një punonjësi të financës në ambientet e institucionit. Ne këto rrethana kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme të organeve kompetente për të ndalur degradimin e institucionit nga papërgjegjshmëria deri në marrëzi të znj. Xhuka.
Shqip
Add new comment