Shqipëria do shkurtojë edhe ushtrinë: nga 12 mijë, do zbresë në 8 mijë

Pas një projekti gjigand për demontimin e municioneve, Shqipëria pritet që të reduktojë edhe madhësinë e forcave të saj të armatosura në vetëm 8 mijë persona, i tha BIRN një burim brenda misionit të saj në NATO
“Disa njësi të caktuara nuk janë më të nevojshme, kështu që ne do e zvogëlojmë numrin e ushtarëve dhe oficerëve nga 12 mijë në 8 mijë,” tha zyrtari.
“Kjo është një reformë e nisur nga qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë dhe do të vazhdojë edhe tani me ministren e re të Mbrojtjes, Mimi Kodheli,” shtoi ai.
Shqipëria nisi një program masiv demontimi në vitet e fundit në përpjekje për të çmontuar stoqet e mbetura nga periudha e komunizmit.
Kodheli, e para grua që mban portofolin e mbrojtjes në historinë e Shqipërisë, do të marrë pjesë të martën dhe të mërkurën në ministerialin dyditore të NATO-s në Bruksel.
Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009, kur iu bashkua aleancës bashkë me fqinjin ballkanik, Kroacinë.
Tema
Add new comment