Ministri hollandez në Tiranë: Akoma s’kemi marrë vendim për statusin

Shqipëria mund ta marrë statusin kandidat vetëm me anë të një miratimi unanim të të gjitha vendeve anëtare të BE-së që do të mblidhen në dhjetor në minestralin e unionit, ku ndër të tjera do të votohet dhe progres-raporti për vendin tonë. Por duket se gjërat nuk janë aq të lehta sa duken pasi jo të gjitha vendet janë të bindura për ti thënë po rekomandimit të Komisionit Evropian. Një nga këto vende të lëkundura është Hollanda, ministri i jashtëm i së cilës, e deklaroi sot në Tiranë dilemën e vendit të tij për këtë ccështje. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se “pata mundësi t’i kërkoja ministrit tëe Jashtëm të Holandës, mbështetjen në lidhje me propozimin e Komisionit Europian për t’i rekomanduar Shqipërisë, statusin e vendit kanddidat”. Ndër kolegu i tij Frans Timmermans tha se “përgjigjja më e ndershme që mund t’ju jap është t’ju them që është tepër herët për një përgjigje të saktë. Ne ende nuk e dimë dhe nuk mund te deklarohemi ende, pasi progres-raporti eshte nje dokument i komplikuar qe do te thote se kerkon nje studim te vemendshem te kapitujve te ndryshem”. Kerkesen per voten pro per Shqiperine, shefi i diplomacise sone do t’ua adresoje edhe vendeve te tjera te BE-se edhe atyre te njohura si skeptike per zgjerimin, por qe per te cilat zoti Bushati deklaroi se Qeveria shqiptare nuk i ndan vendet e bllokut ne mbeshtetese dhe skeptike, pasi te gjitha vendet, tha ai, jane te interesuara per zgjerimin dhe te 28–ta pro integrimit te Shqiperise.
“Vizitat janë të rëndësishme dhe natyrisht që vendet që u përmendën janë pjesë e axhendës time diplomatike, si Parisi ashtu edhe Berlini. Ajo që është më e rëndësishme është ecuria e reformave në Shqipëri, sepse e konsiderojmë këtë proces jashtëzakonisht të lidhur me atë që tha homologu im, me cilësinë e jetës së qytetarëve, në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, theksoi Bushati.
Kërkesën për votën pro në Këshill, diplomati holandez deklaroi se e kishte marrë edhe nga Kryeministri Rama në takim me të, duke e konsideruar këtë një apel të fortë, pasi i gjithë spektri politik shqiptar, tha ai, mbështet integrimin e vendit në BE.
Për kërkesën e ministrit holandez për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, ku Holanda është e interesuar për investime në bujqësi, menaxhimin e ujërave dhe rregullimin e territorit, Kryeministri Rama e ka garantuar se investimet holandeze janë të mirëpritura në Shqipëri.
Mapo
Add new comment