Bushati: Do t’i shkojmë deri në fund çështjes çame. Milo: Acaron marrëdhëniet

Postuar në 23 Tetor, 2013 03:09

Çështja çame dhe mbrojtja e interesave të shqiptarëve në Maqedoni e Mal të Zi, do të kenë përparësi në diplomacinë shqiptare. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi se në rajon do të ndiqet politika e fqinjësisë së mirë, por duke forcuar identitetin kombëtar. “Synimi i politikës së jashtme rajonale të Shqipërisë është forcimi i identitetit të saj në rajon. Duke ndjekur politikën e fqinjësisë së mirë dhe përshpejtuar ankornimin në rrjetet Euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit, të drejtat e Shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë do të përbëjnë prerioritet konstant të politikës sonë të jashtme në rajon. Gjithashtu neve jemi qeveria e parë që e kemi përfshirë në program trajtimin e çështjes çame në përputhje me normat e gjithë pranuar të së Drejtës Ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare duke i shkuar deri në fund zgjidhjes”, tha Bushati.

Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Deklaratat Bushati i bëri në ”Politika e Jashtme dhe Diplomacia e Shqipërisë” , ku një prej paraardhësve të tij, ish Ministri i Jashtëm Paskal Milo, i cilësoi marrëdhëniet me fqinjin grek, larg të qenit të shkëlqyera. Sipas Milos, acarimi i marrëdhënieve në fazën kur Greqia merr presidencën e radhës të BE-së, mund t’i shkaktojë dëme Shqipërisë. “Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë larg për t’u konsideruar të shkëlqyera siç edhe u deklarua një javë më parë kur erdhi në Shqipëri për vizitë Ministri i Jashtëm grek Venizellos. Shqipëria ka nevojë për mbështetjen e Greqisë për përkrahjen e saj për t’u antarësuar plotësisht në BE. Greqia do të ketë presidencën e BE-së në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe një ngërç i ri në marrëdhëniet midis dy vendeve qoftë edhe përmes rikthimit me theksa të forta emocionale në problemet e njohura të reja ose të vjetra, mund të thellojnë mosmarrëveshjet midis dy vendeve”- tha Paskal Milo. Në takim ishin dhe diplomat dhe ish diplomat si Pëllumb Xhufi, Fatos Tarifa, Mariglen Spiro etj.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.