Kodheli: FA, në Afganistan edhe pas vitit 2014

BRUKSEL- Gjatë ditës së dytë të zhvillimit të punimeve të ministerialit të NATO në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në fjalën e saj bëri me dije se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e angazhuar në Afganistan edhe pas vitit 2014.
Kodheli ka theksuar gjithashtu se FA të Shqipërisë janë të angazhuara për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta me trupa të NATO nga viti 2015 e në vazhdim.
Gjatë qëndrimit të saj në Bruksel, ajo realizoi një bisedë telefonike nga selia e NATO me trupat tanë të dislokuar në Afganistan. Ministrja Kodheli u shprehu atyre mbështetjen e qeverisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes për vëmendjen dhe kujdesin e vazhdueshëm që u kushtohet trupave që janë në misione paqeruajtëse, si dhe u uroi atyre suksese në realizimin e detyrave fisnike dhe kthim të shëndoshë në Atdhe.
Panorama
Add new comment