Arkiv-Lajme të përditësuara
Aksion kundër billbordeve në autostradë
Policia e Shtetit dhe Inspektoriati i Ndërtimit, në një aksion të përbashkët, shkatërruan gjatë mbrëmjes së të dielës të gjithë “billborderat” përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.
Pas urdhrit të dhënë nga Ministria e Brendshme, aksioni nisi rreth orës 19:00, me qëllim shkatërrimin e të gjitha “billbordareve” të ngritura në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Sipas një analize, rezultonte se të gjitha nuk e kishin respektuar largësinë e detyrueshme nga rruga, duke u kthyer në jo pak raste edhe në burim aksidenti, për shkak të humbjes së vëmendjes nga to.
Zbulohet magazina me 209 kompjutera e 16 makina luksoze të lëna peng në bixhoz
MAGAZINA NE TIRANE KU U GJETEN DJE KOMPJUTERAT DHE AUTOMJETET
Ishin fshehur gjate operacionit “Fund marrëzisë”. Shpërthehen katër pika lojërash fati.
Spiropali: Ja pse u pezullua nga puna Denion Meidani
Spiropali: Ja pse u pezullua nga puna Denion Meidani
Publikuar më 20.10.2013 | 17:28
1 0
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali ka shpjeguar nëpërmjet një letre arsyet e pezullimit të djalit të ish-presidentit, Rexhep Meidani.
Letra
Ish-shefi i Antikontrabandës në administratën doganore, ai të cilin asnjë gazetë dhe asnjë televizion nuk harron ta cilësojë çun i cilit babi është, nuk mban mend kur, si dhe pse, është pezulluar. Nëpër tym përmend "Kodin e Etikës".
Ky është një problem i madh.
Kumbaro: Rishikim kuadrit ligjor për administrimin e trashëgimisë kulturore
Ministria e Kulturës dhe institucionet e saj të varësisë do të bëjnë evidentimin dhe përditësimin e të dhënave për monumentet e kulturës, zonat muze, ansambël muze, qendra historike dhe parqet arkeologjike, si dhe do të përcaktojë rregullat që kanë ndikim në planifikimin e territorit për secilën kategori. Në një prononcim për mediat, ministrja e Kulturës, Mirela Kombaro, tha sot se “pezullimi i dhënieve të lejeve zhvillimore që prekin zonat e Trashëgimisë Kulturore do të frenojë këtë cenim me pasoja shpesh të pakthyeshme, që i rëndojnë fort kulturës së sotme dhe kujtesës së ardhshme”.
Blerja e helikopterëve, ministrja Kodheli kërkon shpjegime për tenderin
Blerja e helikopterëve, ministrja Kodheli kërkon shpjegime për tenderin
20 Tetor 2013 | : Kryesoret,Politikë | Autor: Bledar Hoti
Skandali me fluturimin e Berishës në Maqedoni, u nis me një nga pilotët pa përvojë
Kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, përdori helikopterin VIP për të shkuar në Maqedoni, me qëllim marrjen pjesë në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë
Gazeta “Shqip” ka mësuar se një ndër problemet kryesore për helikopterët e kontraktuar janë mossigurimi i tyre apo moskryerja e zhdoganimit të tyre
BLEDAR HOTI
Qeveria, bisedime me çekët e CEZ
Qeveria shqiptare do të përpiqet që ta zgjidhë me mirëkuptim përmes negociatave të drejtëpërdrejta konfliktin me CEZ. Top Channel zotëron një projek-vendim që pritet të marrë formë zyrtare shumë shpejt, përmes të cilit qeveria ngre një grup të posaçëm pune, i cili do të negociojë me drejtuesit e grupit çek për të zgjidhur konfliktin.
Kodheli shkarkon krerët e AKSHE e MEICO
Ndryshohen drejtuesit e dy prej institucioneve më të sulmuara nga socialistët për tregtinë e armëve. Mirela Roshi në krye të Kontrollit të Import-Eksporteve të Armëve.
Daçiç: Nuk e njohim Kosovën
Kryeministri serb, Ivica Daçiç, ka thënë se ministrja e Integrimit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka qenë në serbi dhe ka lëvizur lirshëm në kryeqytetin serb.
Sipas Daçiç, kjo nënkupton normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Daçiç i ka quajtur të pakuptimta tentativat e qeverisë së Kosovës për ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, raporton “Express”.
Arrestohet oficeri i SHISH, u kap me 200 kg kanabis
Një oficer i SHISH-it është arrestuar sot në Elbasan, pasi u kap me 200 kg kanabis. Eugen Muça, oficer i SHISH në kryeqytet, është vënë në pranga nga uniformat blu, pasi gjatë një kontrolli. Policia e Elbasanit nuk bën të ditura detaje të tjera të arrestimit, por shton se vijojnë hetimet rreth rastit në fjalë.
Dita
Nga Butrinti deri në Velipojë, 500 objektet që do të shemben
Ministria e Mjedisit do të prishë të gjitha ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura në Velipojë, Butrint, Divjakë, Kune-Vain, Llogora, Patok dhe Pogradec. Kjo u bë e ditur nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili në një konference për mediat deklaroi dje se do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje të identifikuara në 54 zonat e mbrojtura. Gjithashtu, Koka theksoi se janë evidentuar rreth 500 objekte të paligjshme nga kjo ministri.