Daçiç: Nuk e njohim Kosovën

Postuar në 20 Tetor, 2013 05:29

Kryeministri serb, Ivica Daçiç, ka thënë se ministrja e Integrimit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka qenë në serbi dhe ka lëvizur lirshëm në kryeqytetin serb.

Sipas Daçiç, kjo nënkupton normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Daçiç i ka quajtur të pakuptimta tentativat e qeverisë së Kosovës për ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, raporton “Express”.

Kryeministri serb, ka thënë se e ka të qartë se pse ndalohen vizitat e serbëve në Kosovë. Sipas tij kjo bëhet me qëllim parandalimin e lobimit të serbëve të Kosovës për bojkot të zgjedhjeve më 3 nëntor.

“E them këtë sepse Vlora Çitaku ka qenë në Beograd dhe ka lëvizur lirshëm. Dëshirojmë normalizimin e marrëdhënieve apo jo? Unë e kam zbatuar atë për të cilën kemi rënë dakord. Kam qëndruar në Manastir, nuk kam dashur të marr pjesë në ndonjë fushatë parazgjedhore. Me gjithë dëshirën për një dialog konstruktiv, Serbia nuk e ndryshon qëndrimin e saj për Kosovën. Ne Kosovën nuk e pranojmë si shtet, por e konsiderojmë si territor i veçantë, i definuar me rezolutën 1244”, -ka thën Daçiç.

I pyetur nëse është i gatshëm të kërkojë falje për krimet e Kosovës, Daçiç ka përmendur rastet e Bosnjës dhe Kroacisë, duke thënë se është problem të përcaktohet se kush është viktima.

Daçiç ka shtuar se i ka propozuar kryeministrit Thaçi, që të ngrenë një përmendore të përbashkët, në pjesën serbe dhe atë shqiptare për viktimat e luftës së fundit.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.