Arkiv-Lajme të përditësuara
Gazeta britanike “Express”: Marrëzi të fusësh Shqipërinë në BE
Rekomandimi i Komisionit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në BE, si dhe caktimi i pesë prioriteteve kyçe për hapin e radhës në procesin e integrimit, çeljen e negociatave për anëtarësim, është komentuar gjerësisht në të gjitha mediat ndërkombëtare dhe nga zyrtarë europianë.
Akuzat e Ballës, Nishani: Deformim qëllimulët, sulm politik i shumicës qeverisëse
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka reaguar pas akuzave që deputeti socialist Taulant Balla i adresoi sot nga salla e parlamentit. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Nishani shprehu keqardhje për atë që e cilësoi si sulm politik që shumica qeverisëse adresoi sot kundër tij në sallën e Parlamentit, duke e përdhosur atë.
Akti Normativ në Kuvend
Mazhoranca në Kuvend pritet të miratojë Aktin Normativ të shtyrjes së hyrjes në fuqi të Ligjit për Shërbimin Civil. Me 84 votat e saj, e majta pritet të kalojë propozimin e Qeverise që Ligji për Nëpunesin Civil të shtyhet për gjashtë muaj, me qëllimin, sipas saj, të pregatitjes së akteve nënligjore që do ta bëjnë të zbatueshëm.
Opozita braktis Kuvendin. Paloka: Goditët konsensusin. Ruçi: Të votohet akti normativ
TIRANE- Maxhoranca ka vendosur të votojë sot
aktin normativ të qeverisë, që shtyn me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit “Për nëpunësin
civil”, ndërkohë që opozita ka braktisur punimet e seances se sotme plenare.
Kreu i grupit te PD-se, Edi Paloka ka akuzuar shumicen qeverisese per shkelje te njeanshme te konsensusit te arritur e te vleresuar nga KE.
Nderkohe qe kreu i grupit parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci ka theksuar domosdoshmerine e miratimit te aktit normativ qe do te beje te zabtueshem ligjin per statusin e nepunesit civil.
Sistemimi “rrufe” i familjeve rome
Menjëherë pas publikimit të raportit të KE mbi statusin kandidat të Shqipërisë në BE, 37 familjet rome që jetonin tek rruga e Kavajës janë transferuar natën e kaluar në ambientet e ish-repartit ushtarak në Shishtufinë.
Zhvendosja e romëve është kryer nga Ministria e Mirëqenies Sociale nga ora 03:00 deri 05:00 të mëngjesit të sotëm.
Romët janë vendosur në godinën e rikonstruktuar të ish-repartit ushtarak në Shishtufinë.
Mësohet se mbrëmë romët kundërshtuan zhvendosjen e tyre gjatë orëve të natës duke kërkuar që veprimet të ndërmerreshin ditën.
Daçiç preferon të flasë me kryeministrin Rama për ndarjen e Kosovës
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, do të preferonte që dialogun e tij me kreun e qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, ta zhvendosë në dialogun me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Burime ndërkombëtare në Prishtinë i kanë thënë gazetës Tribuna se Ivica Daçiç nuk ka hequr dorë nga ideja e tij, sado që prezantohet si private, se një marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve për ridefinimin e kufirit, do të ishte zgjidhje më e mirë sesa marrëveshjet e Brukselit që po arrihen në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton.
Njësia e Lojërave të Fatit: Kumari, evazioni 110 milionë USD në një vit kalendarik
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Bilancet - Kjo shifër është dy herë më e shumë nga të ardhurat që shteti mbledh realisht nga gjithë kjo industri dhe vetëm në 5 vjet i ka hequr buxhetit gati 5 për qind të Prodhimit Kombëtar
Rama: Reforma administrative territoriale, prioritet
Duke folur në konferencën rajonale për zhvillimin e territorit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma administrative territoriale duhet të ecë përpara.
"Kjo reformë prioritare kërkon bashkëpunim me partnerët dhe grupet e interesit. Konsultimet për të çuar përpara këtë reformë duhet të intensifikohen", u shpreh Rama.
Kryeministri kujtoi se Qeveritë e tranzicionit dështuan në sfidën e menaxhimit të territorit.
Shkurtohet numri i drejtorive të ALUIZNI-t
TIRANE- Qeveria shqiptare në mbledhjen e saj të rradhës ka marrë 3 vendime, të cilat u bën publike menjëherë pas mbylljes së saj.
Këshilli i Ministrave ka vendosur sot shkurtimin e numrit të drejtorive të ALUIZNI-t në qarkun e Tiranës nga shtatë në tre drejtori, ndërsa në qarqet e tjera nga dy në një drejtori.
Shoqërohet në polici shefi i kabinetit të Halimit, pronar i disa kazinove
Në kuadër të operacionit “Fundi i marrëzisë” është shoqëruar në polici ish-shefi i kabinetit të ish-ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi, Arben Braçe. Ndalimi i tij nga forcat e policisë u bë mbrëmjen e sotme pranë stadiumit ‘Dinamo”.
Mësohet se blutë e kanë shoqëruar Braçen pas tentoi të ndalonte policinë për kontroll në disa pika lojërash fati, të cilat dyshohet se janë në pronësi të tij.
Pas shoqërimit të tij, policia ka vazhduar kontrollin në kuadrin e operacionit “Fundi i marrëzisë”.
SHEKULLI