Opozita braktis Kuvendin. Paloka: Goditët konsensusin. Ruçi: Të votohet akti normativ

Postuar në 17 Tetor, 2013 03:52

TIRANE-  Maxhoranca ka vendosur të votojë  sot
aktin normativ të qeverisë, që shtyn me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit “Për nëpunësin
civil”, ndërkohë që opozita ka braktisur punimet e seances se sotme plenare.

Kreu i grupit te PD-se, Edi Paloka ka akuzuar shumicen qeverisese per shkelje te njeanshme te konsensusit te arritur e te vleresuar nga KE.

Nderkohe qe kreu i grupit parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci ka theksuar domosdoshmerine e miratimit te aktit normativ qe do te beje te zabtueshem ligjin per statusin e nepunesit civil. 

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka theksuar se jane bere perpjekjet maksimlae per te arritur e siguruar dialogun me opoziten. “Pera se kjo nisme te ndermerrej nga qeveria jane kerkuar takime me grupet parlametare te opozites per te bere te njohura motivet per ndermarrjen e ketij akti”- tha Meta. 

Mbledhja e djeshme e Konferencës së Kryetarëve ka dështuar në tentativën për të gjetur konsensus mes palëve për aktin normativ. Opozita
deklaroi dje se nuk do të marrë pjesë në punimet e Parlamentit, pasi akti normativ është miratuar në mënyrë të njëanshme. Kryetari i Grupit të PDsë,
Edi Paloka, bashkë me kreun e PR-së, Fatmir Mediu dhe të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kanë kërkuar nga maxhoranca që të tërheqë aktin normativ dhe të ulet për të dialoguar me opozitën për gjetjen e një zgjidhjeje konsensuale. Paloka
ka thënë gjatë mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura se: “Ne nuk jemi kundër dialogut, nuk jemi kundër bashkëpunimit, përkundrazi, por nuk mund të na kërkohet dialog kur jemi vënë përballë faktit të kryer”.

Por për ministrin e Shtetit për Çështjet e Parlamentit, Ilirjan Celibashi, akti
nuk mund të tërhiqet pasi ka filluar të prodhojë efektet juridike mbi ligjin e nëpunësit civil .”Kjo çështje nga ana e qeverisë është parë thjesht dhe
vetëm si çështje juridike, edhe pse aspekti politik që qëndron pas saj, nuk mund të injorohet. Situata në pikëpamje të normës juridike është e tillë që
do të krijonte probleme, edhe nëse për një moment do të mendonim që ta tërhiqnim këtë akt”, theksoi Celibashi, i cili shtoi se “kjo ezauron
mundësitë për të diskutuar dhe për të gjetur rrugën e zgjidhjeve brenda edhe vetë fuqisë së aktit normativ”.

Në përgjigje të kërkesës së përfaqësuesve të opozitës për të ndërhyrë që qeveria të tërheqë aktin normativ, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta vuri në dukje se në bazë të Kushtetutës aktet normative hyjnë automatikisht në axhendën e punimeve të Kuvendit.

“Unë dua të sqaroj që Kushtetuta e përcakton që aktet normative hyjnë automatikisht në rendin e ditës së Parlamentit dhe është e pamundur edhe për mua edhe për të gjithë ne së bashku si Parlament që ta nxjerrim këtë çështje nga rendi i ditës. Unë kur jam njohur me një ide të tillë nga ana e përfaqësuesve të qeverisë kam kërkuar që përderisa kjo çështje është zgjidhur me konsensus të zhvillohen takime, diskutime përpara se ky akt të kalojë në Këshillin e Ministrave me përfaqësuesit e opozitës parlamentare. Mesa di unë janë bërë përpjekje, pavarësisht si mund të konsiderohen nga ana juaj apo nga ana e qeverisë,” tha Kryetari i Kuvendit.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.