Arkiv-Lajme të përditësuara
Një emergjencë e çuditshme në Bashkinë e qytetit të Tiranës
Basha firmos dhënien e 5 milionë dollarëve fonde për tre kompani pastrimi për pastrimin e pjesës perëndimore të Tiranës. Procedura bëhet me negocim dhe përzgjidhen me urgjencë tri kompani, por Bashkia nuk bën të ditur se cila është Emergjenca që e ka shkaktuar këtë kontratë shtesë. Çfarë e justifikon këtë veprim të ngutshëm të kryebashkiakut, a ka lidhje me investimet në godinën e re të PD-së te SHQUP.
Dëshmitarët e vrasjes së Laçit “nuk kanë parë asgjë”
Vrasja e Laçit rrezikon të mbetet pa autor. Madje, edhe pa dëshmitarë okularë. Asnjë prej të pyeturve nga prokurorët nuk ka dhënë sqarime për ngjarjen, ndonëse ndodheshin në vendngjarje. Të gjithë dëshmitarët e listuar kanë dëgjuar vetëm krisma, por nuk kanë parë se kush qëlloi.
BE i jep sot statusin Shqipërisë
Mediat italiane: Brukseli pritet të rekomandojë një “PO” pa kushte
Fatjona Mejdini
Reshjet shkaktojnë përmbytje
Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës kanë shkaktuar probleme në zonat periferike të Tiranës.
Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës kanë shkaktuar probleme në zonat periferike të Tiranës.
Disa banesa në Kamëz, Paskuqan dhe Allias janë pushtuar nga uji, ndërsa në Kombinat uji ka zaptuar nënstacionin elektrik duke detyruar ndërprerjen e energjisë.
Sondazhi, shqiptarët optimist për të ardhmen 57% opinion pozitiv për kryeministrin Rama
TIRANE- Në një sondazh të publikuar sot nga televizioni News 24 “Barometër24” 41% e të pyeturve nuk e kanë miratuar strategjinë e Ramës për të publikuar fotografi nga Kryeministria, apo institucioneve të tjera. Pyetjes se “A mendoni se Kryeministri Rama bëri mirë që publikoi fotot e ambienteve të brendshme të institucioneve?”, të intervistuarit i janë përgjigjur me “Po- 40% dhe Nuk e di – 19%”
Tahiri me pronarët e lojërave të fatit, 472 subjekte të bllokuara
Mbrëmjen e sotme ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, kanë takuar biznesmenët e rregullt të lotove dhe lojërave të fatit në mjediset e ministrisë.
Mësohet se Tahiri i ka kërkuar pronarëve të këtyre bizneseve mbylljen e aktiviteteve për disa ditë deri sa të verifikohen të gjitha këto qendra, nëse e ushtrojnë aktivitetin në përputhje me ligjin apo jo.
Brukseli hap derën, status kandidat për Shqipërinë, MSA për Kosovën
Komisioni Evropian (KE) pritet të rekomandojë për Shqipërinë dhënien pa kusht të statusit kandidat, ndërsa për Kosovën - dritën jeshile të fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA).
Negociatat pritet të fillojnë brenda këtij muaji dhe të përmbyllen në fund të verës së vitit 2014.
Rasti i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për Kosovën është i pari që nuk do të kërkojë ratifikim nga parlamentet e shteteve anëtare të BE-së, raporton Alsat-M.
Shqipëria në prag të marrjes së statusit, Fyle: Mbështesim vendet aspirante. Politika jonë është e besueshme
Një ditë para publikimit të Raporteve të Progresit, Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, ka qenë i prerë në
në pritshmëritë që ka Bashkimi Europian (BE) për procesin integrues të vendeve që aspirojnë këtë union. Nëpërmjet një deklarate, Fule ka sqaruar katër pikat ku përqendrohet Strategjia e Zgjerimit e këtij viti.
“Së pari do të bëhet fjalë për Kroacinë dhe për Kroacinë që është bërë vendi i 28-të anëtar, do të bëhet fjalë për pushtetin transformues të zgjerimit, nuk është se e morëm kot Çmimin Nobel të Paqes.
Nis sekuestrimi i kazinove
Me urdher të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri janë pezulluar nga detyra dy nga shefat kundër krimit ekonomik në Tiranë dhe Korçë.
Sipas policise, rezultoi se ne aksionin e se henes per bllokimin e lojrave te fatit nuk kryen detyren e tyre, ndersa bashkëpunuan me vete pronaret, per t'i fshehur policise makinerite e lojrave te fatit.
Kurban Bajrami, Nishani: Mposhtje egoizmit, frenim materializmit, hapa drejt përsosjes
TIRANE- Besimtaret myslimane festojne sot Kurban Bajramin. Kremtimi i dites se shenuar per ta nisi në orët e para të mëngjesit, kur mijëra besimtarë myslimanë falen Namazin nën shi.
Ne Tirane, besimtaret u mblodhen ne bulevardin “Dëshmorët e Kombit” .
Në faljen e namazit kreu i komunitetit mysliman shqiptar, Selim Muçai përcolli urimin e rastit.
Urimet
Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka uruar permes nje mesazhi gjithe besimtaret myslimane per festen e Kurban Bajramit.