Reshjet shkaktojnë përmbytje

Postuar në 16 Tetor, 2013 03:37

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës kanë shkaktuar probleme në zonat periferike të Tiranës. 

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës kanë shkaktuar probleme në zonat periferike të Tiranës. 

Disa banesa në Kamëz, Paskuqan dhe Allias janë pushtuar nga uji, ndërsa në Kombinat uji ka zaptuar nënstacionin elektrik duke detyruar ndërprerjen e energjisë. 

Më e rëndë situata paraqitet në Kamëz ku banesat e kateve të para janë mbushur me ujë duke u shkaktuar banorëve dëme të konsiderueshme materiale. Në ndihmë të banorëve të zonës kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë ndërsa gjatë mëngjesit në Kamëz ka qenë edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Sipas saj situata është problematike pasi janë përmbytur 11 familje në këtë zonë.

E njëjta panoramë është edhe në Paskuqan e Allias.Në Kombinat energjia mungon prej më shumë se 7 orësh. Uji ka bllokuar nënstacionin, ndërsa zyrtarët e njësisë bashkiake numër 6 thonë se zgjidhja e vetme është ndërhyrja në kolektor për zhbllokimin e tij në mënyrë që e njëjta situatë të mos përsëritet. 

Ndërkohë, në autostradën Tiranë-Durrës uji që ka mbuluar segmente të caktuara të rrugës, bën të rrezikshëm qarkullimin rrugor. 

 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.