Arkiv-Lajme të përditësuara

Meta: Me Bashën s’kam pasur raport të veçantë, me Berishën marrëveshje politike

Postuar në 15 Tetor, 2013 07:51

Kryetari i LSI-së, njëherësh kryetar i Kuvendit, Ilir Meta deklaron se do të bëhet çdo përpjekje për të gjetur konsensusin deri të mërkurën, kohe kur publikohet edhe progres-raporti për Shqipërinë. I ftuar në Tonight Ilva Tare, Meta tha se një bojkot i opozitës do ishte me pasoja, jo vetëm për vendin, por do t’i sillte kosto dhe vetë PD-së. Ndërsa janë vetëm ditët e para të bashkëqeverisjes me kryeministrin Rama, ai shprehet për një jetëgjatësi të muajit të mjaltit mes tyre, të paktën për dy mandate.

Sa do zgjasë muaji i mjaltit me Ramën?

Blushi: Ndryshimi i administratës i nevojshëm, por të gjendet koha e duhu

Postuar në 15 Tetor, 2013 07:49

Ndërsa qeveria dhe mazhoranca janë futur në një lojë nervash sa i përket debatit për Aktin Normativ të shtyrjes së ligjit të Nëpunësit civil, një prej figurave kryesore të socialistëve, Ben Blushi i hedh “benzinë” këtij zjarri, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh nëse ky hap do të ndikonte apo jo në marrjen e statusit të vendit kandidat. Duke folur dje në komisionin e Integrimit, ai ka qenë dakord që administrata publike ka nevojë për një reformë apo ndryshim të sajin, por ka theksuar se për të bërë këtë gjë duhen gjetur mekanizmat dhe koha e duhur.

‘Fund marrëzisë’, pezullohen 3 policë, dekonspiruan operacionin, lajmëruan pronarët e kazinove

Postuar në 15 Tetor, 2013 07:46

Operacioni i ndërmarrë nga Policia e Shtetit, i koduar “Fund marrëzisë” që synon sekuestrimin e lojërave të fatit dhe kazinove që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të paligjshme vijon me intensitet edhe ditën e sotme.
Ndërkohë një hetim i Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) zbuloi se tre inspektorë të skuadrës së antikrimit ekonomik kanë njoftuar pronarët e kazinove se do t’u bllokohej biznesi, duke dekonspiruar operacionin e ndërmarrë nga policia e shtetit. Për këtë arsye ata janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet.

Festa e Kurban Bajramit

Postuar në 15 Tetor, 2013 07:42

Edhe pse në një ditë me shi, mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën mëngjesin e të martës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në kryeqytet, për të kryer faljen e Kurban Bajramit.

Kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça i uroi gjithë besimtarët myslimanë për një jetë më të begatë dhe mbarësi në familjet e tyre.

"Ju uroj të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Festën e Kurban Bajramit, me të mira, me gëzime, me familjarët dhe afërmit", uroi Selim Muça.

Një urim për Kurban Bajrimin, drejtoi dhe Kryegjyshi i Bektashinjve.

Gjykata Administrative nis punën më 4 nëntor ’13

Postuar në 14 Tetor, 2013 16:20

Gjykata Administrative do të nisë funksionimin e saj prej datës 4 nëntor 2013.

Spiropali pezullon djalin e ish-presidentit Meidani

Postuar në 14 Tetor, 2013 16:18

Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, ka pezulluar nga detyra kreun e Antikontrabandës, Denion Meidanin, djalin e ish-presidentit, Rexhep Meidani.

Motivacioi i pezullimit të tij sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave është aksioni për bllokimin e 4 mijë ton hekur në Portin e Durrësit të "KURUM-it".

Djali i ish-presidentit mori këtë detyrë në Drejtorinë e Doganave që prej 2 shatorit të këtij viti. Vetëm 8 ditë para rotacionit të pushtetit, PD emëroi Denion Meidani në këtë detyrë.

Karriera e Denion Meidanit

-Drejtori i Antikontrabandës, Shtator 2013 –

Rama: Ja çfarë do bëjmë me koncesionet, borxhin dhe “nëpunësin civil”

Postuar në 14 Tetor, 2013 16:16

Kryeministri Rama ka folur sot në një intervistë televizive për disa nga çështjet e rëndësishme të ditës të cilat kanë ndezur debatin politikë. I ftuar në A1 Report, Rama është ndalur tek Ligji për Nëpunësin Civil duke thënë se nevojitet përgatitja e akteve nënligjore të nevojshme për ta bërë ligjin të zbatueshëm. Ndërsa shtoi se mazhoranca kërkon dialog me opozitën.

Intervista e Edi Ramës sot në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”:

Emërimet, drejtoritë ku ende nuk janë caktuar titullarët

Postuar në 14 Tetor, 2013 16:14

Ministria e Arsimit, dikasteri më i ngadaltë për lëvizjet

Rrethet - Procesi i emërimeve të drejtuesve të institucioneve kryesore në rrethe nuk ka nisur ende. Kjo pasi vijon negocimi mes deputetëve të qarqeve dhe kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka vendosur ta drejtoj këtë proces.
Koha - Procesi i vendosjes së njerëzve të rinj në institucionet dhe agjencitë kyçe pritet të zgjasë deri në muajin dhjetor.
Fatjona Mejdini

Borxhet e papaguara

Postuar në 14 Tetor, 2013 16:10

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi marrëveshjen me negocim të drejtpërdrejte mes Qeverisë dhe kompanisë Deloitte për auditimin e borxhit që shteti ka ndaj bizneseve.

"Kemi zgjedhur një procedurë të negociuar me një kompani pretigjioze auditi, ku kemi rënë dakort për mënyrën se si do të evidentohet borxhi dhe synojmë që në një kohë relativisht të shkurtër, të mund të qartësojmë qoftë pretendimet e ministrive, qoftë pretendimet e biznesit, t'i ballafaqojmë me njëra-tjetrën dhe të kemi një evidencë të saktë", u shpreh Ervin Mete, zëvendëministër i Financave.

Dritan Dajti flet nga qelia: Policët erdhën të më vrisnin, pa pranga, më lidhen me kabllo

Postuar në 14 Tetor, 2013 08:58

Dritan Dajti, interviste nga qelia per gazeten “Panorama”: Oficerët ishin civilë, Prokuroria ua ktheu rrobat familjeve. Hapja e ‘Kutisë së Pandorës’? Është vetëm fillimi!

“Operacioni i Policisë më 7 gusht 2009 kishte për qëllim vrasjen time. Asnjë polic nuk pati pranga me vete, ndaj më lidhën me një kabllo elektrik”. Dritan Dajti “godet” sërish, duke ngritur dyshime mbi shkaqet e vërteta të ngjarjes ku humbën jetën katër punonjës policie. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara