Arkiv-Lajme të përditësuara

Votat për “Nëpunësin Civil”, qeveria shmang PD-në, negociata me Idrizin

Postuar në 12 Tetor, 2013 04:24

Qeveria ka nisur negociatat me partinë opozitare të drejtuar nga Shpëtim Idrizi për të bërë një shumicë votash që duhen për kalimin e Aktit Normativ në Kuvend. Pas bojkotit të opozitës në Kuvend gjatë miratimit të Aktit Normativ të qeverisë,i cili parashikon shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për “Nëpunësin Civil”, qeveria kërkon mbështetje nga PDIU-ja, e drejtuar nga një ish-deputet i PS-së. Negociatat me Idrizin janë zhvilluar sot nga Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi dhe ministria e Integrimit Klajda Gjosha.

KLD, replika mes Nishanit dhe Naços

Postuar në 12 Tetor, 2013 04:18

Ministri i Drejtësisë: Korrupsioni, të rivlerësohen gjyqtarët: Presidenti: Mos hidhni baltë ndaj të gjithëve

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kanë shkëmbyer dje replika në mbledhjen e KLD-së. Naço deklaroi se sistemi i drejtësisë është me probleme, ndërsa kërkon vlerësim të dytë për gjyqtarët në mënyrë që mos bëhen pjesë e korrupsionit. Nishani apeloi të mos hidhet baltë në mënyrë kolektive, pasi njollosen edhe gjyqtarët, të cilët janë kurajozë e profesionalë në punën e tyre.

Tiranë, arrestohet një person i armatosur

Postuar në 12 Tetor, 2013 04:14

Policia e Tiranës ka arritur të parandalojë një vrasje mbrëmjen e të premtes. Efektivët e komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë ndërhyrë pikërisht në momentin final, kur shtetasi Fabjol Lila ka nxjerrë armën për të qëlluar mbi një person. Arrestimi i tij është kryer pranë sheshit “Avni Rustemi”. Fabjol Lila ishte i armatosur me një kallashnikov dhe policia kishte marrë informacion paraprak për një sherr mes tij dhe një personi tjetër, që kohë më parë e kishte aksidentuar me makinë. Pas konfliktit Fabjol Lila ishte larguar për t'u kthyer i armatosur.

Tjetër tragjedi në Lampeduza, fundoset anija me 250 emigrantë

Postuar në 11 Tetor, 2013 17:16

UPDATE- Një anije me rreth 250 emigrantë në bord është fundosur në ngushticën e Siçilisë.

Siç raportojnë mediat italiane, një avion e ka parë anijen të përmbysej dhe më pas të fundosej.

Nga burime të Marinës, të agjencisë së lajmeve ANSA, ekipet e shpëtimit kanë gjetur kufoma në det.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë shkuar anijet e marinës, dhe janë nisur helikopterë. Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth 60 milje në jug të Lampeduzës.

Venizelos në Tiranë për zgjidhjen e problemeve Greqi-Shqipëri

Postuar në 11 Tetor, 2013 17:14

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kjo do të jetë vizita e tij e dytë në Tiranë.

Venizelos do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe kreu i Parlamentit, Ilir Meta. Gjithashtu ai do të takohet me kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe të PBDNJ-së, Vagjel Dule.

Gjatë qëndrimit në Shqipërisë, Venizelos do të zhvillojë dhe një takim me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,Anastas Janullatos.

“Trafik ikonash”, arrest me burg për Thimon e Spahon. Bashkëshortja e Thimos: Gjergji koleksionist, refuzoi t’I shiste “Onufrin” deputetit të PS-së

Postuar në 11 Tetor, 2013 17:12

Arrest me burg për dy të arrestuarit për vjedhjen e ‘thesarit’, Gjergj Thimo dhe Arben Spaho, të cilët përballen me akuzën e vjedhjes dhe trafikimit të ikonave dhe veprave të artit. Vendimi është dhënë në seancën e parë gjyqësore nga gjykata e Tiranës, seancë e cila në fakt është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Ndërkohë bashortja e Gjergji Thimos në një intervistë për Gazetën Shqiptare thotë se “Gjergji u arrestua sepse refuzoi t’i shiste ‘Onufrin’ deputetit të PS-së”.

Rrëfimi i gruas së Thimos:

Emërimet e krerëve të gjykatave, përplasje mes Naços dhe anëtarë të KLD. Çomo nuk merr pjesë në mbledhje

Postuar në 11 Tetor, 2013 17:10

Mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë është shoqëruar me debate mes Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço dhe anëtarëve të KLD-së. Në replika është përfshirë edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, menjëherë sapo ministri Naço iu referua një raporti të Bashkimit Europian për nivelin e korrupsionit në gjykatat shqiptare. “Sipas raportit të BE-së gjykatat janë të korruptuara. Të zbatojmë ligjin me përpikmëri. Në emër të mazhorancës kërkoj zbatimin e ligjit, s’kam prapavijë politike.

“Nëpunësi”, takim Rama-Basha

Postuar në 11 Tetor, 2013 17:09

Maxhoranca qeverisëse nisi përpjekjet për të zhbllokuar ngërçin politik pas largimit të opozitës nga Parlamenti, me shkakun se është prishur konsensusi politik me aktin normativ të qeverisë për ligjin e nëpunësit civil.

Ilirian Celibashi, ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, së bashku me ministren e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, mesditën e së premtes janë takuar me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Celibashi e Gjosha, takim me kreun e PDIU: Konsensus e gjithëpërfshirje për aktin normativ

Postuar në 11 Tetor, 2013 10:59

TIRANE- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, se bashku me ministren e Integrimit, Klajda Gjosha kane zhvilluar nje takim me kreun e PDIU-se, Shpetim Idrizi.

Lajmin e ka dhene vete Celibashi, permes nje postimi ne profilin e tij ne Facebook. “Sapo pёrfunduam sё bashku me kolegen Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit Europian, njё takim tё rёndёsishёm me kryetarin e PDIU, z. Shpёtim Idrizi nё lidhje me rёndёsinё e pjesёmarrjes nё Kuvend gjatё diskutimit tё Aktit Normativ pёr statusin e Nёpunёsit Civil, tё shtyrё dje nё Kuvend”- shkruan Celibashi.

Zviceranët tallen me stadiumin tonë dhe pyesin: Po standardet?

Postuar në 11 Tetor, 2013 10:54

Ashtu siç pritej, mediet zvicerane janë talluar me stadiumin ku do të përballen kombëtaret e Shqipërisë dhe Zvicrës. Gazeta “Le Matin”, foto-reportazhin e saj për stadiumin “Qemal Stafa” e titullon “Mirësevini në një botë tjetër”.

Shkrimi bën fjalë për ulëset e stadiumit që përveçse mungojnë shumë të tillë edhe ato që janë, janë të papërdorshme. Shtylla që ndriçon fushën duket sikur do bjerë nga momenti në moment.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara