Arkiv-Lajme të përditësuara
Raport-progresi i KE-së vlerëson reformat e dy qeverive
Raport-progresi i Komisionit Europian për Shqipërinë, që publikohet më 16 tetor, lë hapur purdritën jeshile për marrjen e satusit kandidat për vendin tonë.
Në pjesën e Kriterit Politik vlerësohen me nota pozitive zgjedhjet, situata politike, miratimi i disa ligjeve kyçe, si dhe plotësimi i detyrimeve të nevojshme për përfitimin e statusit kandidat.
Lojërat e Fatit, Ministria e Financave kallëzim penal për dy ish-krerët e njësisë së mbikëqyrjes
Ministria e Financave ka dërguar në Prokurori kallëzim penal për ish-drejtorin e përgjithshëm të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (NjMLF), Besnik Çobaj, dhe ish-drejtorin e Drejtorisë Operacionale në këtë njësi, Nikolin Gjeka për “shpërdorim detyre”.
Sipas ministrisë dy ish-zyrtarët i kanë shkaktuar një dëm prej 250 milionë lekësh buxhetit të shtetit. Zyrtarisht ministria sqaron se Drejtoria e Auditit të Brendshëm e Ministrisë së Financave ka zbuluar një sërë shkeljesh administrative dhe penale.
“Mjedisi, emergjencë kombëtare”
Në një tryezë të përbashkët me shoqatat e shoqërisë civile në fushën e mjedisit, ministri Lefter Koka e cilësoi situatën mjedisore në vend, si emergjencë kombëtare dhe kërkoi sygjerime, se në cilat fusha duhet të ndërhyhet më parë.
"Ne jemi në prag të ngritjes të një komiteti ministror, në fakt edhe Ligji i Menaxhimit të Mbetjeve na detyron, për t'i propozuar Qeverisë shqiptare shpalljen e një situate emergjence në shumë akse nacionale, por edhe në zona të tjera shumë të ndotura", tha Koka.
Mungojnë 84 vota: Negociatat Rama-Meta, shtyhet ligji i Nëpunësit
Maxhoranca shtyn votimin e aktit normativ në Kuvend, dy ministra në SHBA. Rama: Përshëndes qasjen e kreut të Kuvend.
Prokuroria apelon në Gjykatën e Lartë vendimin për “21 janarin”
Prokuroria ankimon vendimin e Apelit për ‘21 Janarin’. Burime nga Gjykata e Tiranës bënë të ditur për “News24” se rekursi i Prokurorisë është dorëzuar në Gjykatën e Lartë pasditen e sotme. Mësohet se rekursi u dorëzua nga prokurorët Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dumani, të cilët kanë qenë prokurorë të çështjes në Gjykatën e Apelit.
Ndryshon buxheti 2013, rriten me 35 mln USD shpenzimet qeveritare
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe kryeministri Rama kanë bërë një lëvizje surprizë duke e ndryshuar kryekëput buxhetin e shtetit, pa e konsultuar me Kuvendin e duke e botuar direkt në Fletoren Zyrtare. Sipas shifrave të reja, shpenzimet për institucionet rriten me mbi 3, 5 miliardw lekw ose 35 milionë dollarë. Buxheti i Kryeministrisë është rritur me 56 milionë lekë, por ndërkohë që janë miratuar rritje të reja fondesh për institucionet e pavarura, si gjyqësori, prokuroria, KQZ dhe KLSH.
Fryhen shpenzimet
Raporti i OSBE: Zgjedhjet e 23 qershorit, konkurruese. Mungesa e besimit mes partive njollosi klimën elektorale
OSBE-ODIHR ka publikuar sot raportin përfundimtar për zgjedhjet e 23 qershorit ku theksohet se zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri ishin kompetitive, me pjesëmarrje aktive dhe në respekt të plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut.
Sekuestrimi i pasurive të krimit
Me një prezencë prej 78 deputetësh në sallë, Kuvendi ka miratuar projektligjin për financimin kundër terrorizmit, një projektligj i mbartur nga qeveria Berisha. Deputeti socialist Taulant Balla nga podiumi i Kuvendit ngriti pikëpyetjen për funksionimin e ligjit të sekuestrimit të pasurisë së organizatave kriminale, në kushtet kur sipas raporteve të institucioneve shtetërore janë sekuestruar vetëm asete që të gjitha së bashku kapin vlerën e 10 milione Euro, një shifër shumë e vogël, disa herë më e vogël se ajo e gjobave të policisë rrugore ndaj drejtuesve të mjeteve deklaroi ai.
Veliaj emëron drejtuesit e rinj të SHSSH, SHKP dhe ISHP
TIRANE- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka njoftuar nëpërmjet Twitter emërimin e disa drejtorëve të rinj në ministrinë që ai drejton.
Plagoset me armë zjarri pronari i një pike bastesh në ish-Bllok
Një plagosje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Mësohet se plagosja ndodhi në rrugën “Vaso Pasha”.
Nga të dhënat e policisë, mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Françesko Dushku, 32 vjeç, pronar i një pike bastesh aty pranë.
Mësdohet se Dushku pati një zënkë të momentit me një shtetas tjetër, i identifikuar si Genci Basha. Ky i fundit u largua nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.