Arkiv-Lajme të përditësuara

Vendimet, Arben Isaraj zv/ministër i Drejtësisë, Dervishi prefekt në Vlorë

Postuar në 09 Tetor, 2013 16:56

Kryeministri Edi Rama mblodhi pasditen e sotme kabinetin e tij qeveritar. Mbledhja e radhës së Këshillit të Ministrave nisi në orën 18:00, ndërsa u zyrtrarizuan lëvizjet në Policinë e Shtetit.

Vendimet:

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e Këshillit të Ministrave në të cilën u morën këto vendime:

1- Krijimi i Task-Forcës për marrjen e masave të ndërhyrjes emergjente për mbrojtjen mjedisore dhe rehabilitimin e territorit.

Antikontrabanda aksion në magazinat e “Kurum”: Mungojnë 4 mijë ton hekur

Postuar në 09 Tetor, 2013 16:47

Drejtoria e Antikontrabandës ka kryer një kontroll në magazinat e fabrikës “Kurum”, ku ka konstatuar mungesën e 4 mijë ton hekur e nënprodukte të tij. Ato kanë dalë jashtë magazinave në kundërshtim me ligjin, pasi me këtë veprim, “Kurum” ka shmangur detyrimet e TVSH-së, në vlerën 450 mijë euro.

Tashmë magazinat e “Kurum” janë bllokuar, ndërkohë që kompania duhet të paguajë detyrimin doganor dhe sanksionet, të cilat arrijnë në shifrën e 1.4 milion euro.

Ky është një tjetër aksion i suksesshëm nga antikontrabanda, pasi atij në Portin e Durrësit dhe në Lezhë.

Mapo

Vendimet e KM, Tahiri: Task-Forcë për mbrojtjen e territorit. Artan Didi, kreu i ri i policisë

Postuar në 09 Tetor, 2013 16:46

Këshilli i Ministrave firmosi sot strukturën e re të Policisë së Shtetit pas shkarkimeve të bëra paraditen e sotme. Sipas vendimit të marrë gjatë mbledhjes së sotme, Artan Didi do të jetë kreu i ri i policisë në vend të Burgajt.

Vendimet e mbledhjes së qeverisë pasditen e sotme u bënë të ditura nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili deklaroi se këto ndryshime përbëjnë vetëm startin e një reforme të thellë që parashikohet të implementohet në policinë e shtetit.

Gjiknuri takon Tungland: TAP, prioriteti ynë

Postuar në 09 Tetor, 2013 10:14

TIRANE- Ministria e Energjitikës do të ngrejë shumë shpejt një sektor të veçantë të specializuar për çështjen e gazit, si dhe një njësi Task Forcë për të koordinuar veprimet dhe nevojat dypalëshe për të mos humbur kohë në ndërtimin dhe shfrytëzimin e përfitimeve që vijnë nga gazsjellësi TAP.

Kështu është shprehur sot, minsitri i Energjitikës, Damian Gjiknuri gjatë një takimi me drejtorin menaxhues të projektit TAP, Kjetil Tungland dhe ekipin që e shoqëronte.

Shqipëria merr statusin në dhjetor

Postuar në 09 Tetor, 2013 10:12

Ndryshe nga tetori i kaluar, kësaj here Komisioni Europian pritet të rekomandojë pa kushte, statusin kandidat për Shqipërinë.

“Komisioni dëshiron të propozojë statusin kandidat për Shqipërinë, e deri tani nuk flitet për ndonjë kusht në lidhje me këtë nga ana e Komisionit,- rrëfeu për Top Channel, një zyrtar i lartë i këtij institucioni. - Por, kushtëzimet parashikohet të renditen në po këtë rekomandim për procesin e nisjes së negociatave për anëtarësim".

“Ligjet” miratojnë Sokol Çomon si anëtar i ri i KLD

Postuar në 09 Tetor, 2013 10:11

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kandidaturën e Sokol Çomos si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 28 deputetë të mazhorancës dorëzuan në Kuvend propozimin për Sokol Çomon si anëtar të KLD, në vend të Neshat Fanës, të cilit i ka përfunduar mandati.Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka miratuar me konsensus kandidaturën e Çomos si kandidat për këtë pozicion, ndërkohë që për t’u miratuar në mënyrë zyrtare ai duhet të miratohet edhe nga Kuvendi. Çomo do të zëvendësojë në këtë pozicion Neshat Fanën, i cili pak muaj më parë u bë kryetar i Shkollës së Magjistraturës.

Shkarkohen drejtorët e policisë në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

Postuar në 09 Tetor, 2013 10:09

Shkarkohen drejtorët e policisë në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen
9 Tetor 2013 | : Aktualitet,Kryesoret,LAJMI FUNDIT | Autor: Gazeta Shqip

Trafiku i veprave të artit

Postuar në 09 Tetor, 2013 10:07

Janë dashur disa furgonë policie për të transportuar, nga bazat e trafikantëve për në Galerinë e Arteve, veprat e artit të vjedhura ndër vite.

Pas këtij triumfi të Policisë, kundër këtij trafiku rrënues për trashëgiminë kulturore, Kryeministri Edi Rama deklaroi se beteja ndaj krimit ka nisur. Por sërish ai mendon se trashëgimia është në rrezik, për të cilën e gjithë Qeveria do të angazhohet për ta mbrojtur me çdo kusht.

Qeveria, aleatët: S’kemi kontakte me PS

Postuar në 09 Tetor, 2013 04:02

Mbetet ende e hapur përfshirja e partive të koalicionit në qeverinë e re të së majtës. Ja postet vakante.

Rama: Zv.ministrat janë emëruar mbi bazën e CV-ve që ofrojnë. Qeveria, aleatët: S’kemi kontakte me PS
0
1
Flash, Lajmi i Fundit, Politikee Mërkurë, 9 Tetor, 2013 | 09:08 am

Rama me aleatet e PS para zgjedhjeve
Mbetet ende e hapur përfshirja e partive të koalicionit në qeverinë e re të së majtës. Ja postet vakante.

Rama: Zv.ministrat janë emëruar mbi bazën e CV-ve që ofrojnë.

Prangosen 2 ish-ushtarakë, akuzohen për tragjedinë e “Gërdecit”

Postuar në 09 Tetor, 2013 03:59

Policia e Tiranës ka arrestuar dy nga tetë personat, të cilët janë shpallur kërkim, pasi akuzohen si fajtorë për tragjedinë e “Gërdecit”.

Mësohet se në pranga kanë rënë Jorgo Mino dhe Gëzim Oshafi, të dënuar me 3 vjet burg në mungesë. Këta ushtarakë akuzohen si përgjegjës për shpërthimin në depon e municioneve në Gërdec në 15 mars të vitit 2008, ku mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara