Gjiknuri takon Tungland: TAP, prioriteti ynë

TIRANE- Ministria e Energjitikës do të ngrejë shumë shpejt një sektor të veçantë të specializuar për çështjen e gazit, si dhe një njësi Task Forcë për të koordinuar veprimet dhe nevojat dypalëshe për të mos humbur kohë në ndërtimin dhe shfrytëzimin e përfitimeve që vijnë nga gazsjellësi TAP.
Kështu është shprehur sot, minsitri i Energjitikës, Damian Gjiknuri gjatë një takimi me drejtorin menaxhues të projektit TAP, Kjetil Tungland dhe ekipin që e shoqëronte.
Në fjalën e tij, ministri Gjiknuri nënvizoi se është me shumë rëndësi që paralelisht me ndërtimin e gazsjellësit të mund të punohet edhe për procesin e ndërtimit të rrjetit të shpërndarjes së gazit në Shqipëri në mënyrë që vendi të përfitojë sa më shumë nga ky projekt i rëndësishëm.
Ai kërkoi nga Tungland që të shihet mundësia për përfshirjen e Kosovës në këtë projekt. Kreu i Energjitikës po ashtu ka kërkuar angazhimin e kompanive vendase në zbatimin e projektit, gjë që sipas Tungland, është mëse e arritshme nëse kompanitë shqiptare i plotësojnë kushtet. Madje sipas tij, ato mund të garojnë për të qenë pjesë jo vetëm në segmentin e punimeve në Shqipëri por edhe në segmentet e tjera të gazsjellësit.
Tungland tha se në terren do të mund të ketë përfitime të tjera indirekte për komunitetet lokale, siç janë investimet në infrastrukturë pasi do të ndërtohen rrugët në ato pjesë ku kalon tubacioni i gazsjellësit.
Panorama
Add new comment