“Ligjet” miratojnë Sokol Çomon si anëtar i ri i KLD

Postuar në 09 Tetor, 2013 10:11

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kandidaturën e Sokol Çomos si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 28 deputetë të mazhorancës dorëzuan në Kuvend propozimin për Sokol Çomon si anëtar të KLD, në vend të Neshat Fanës, të cilit i ka përfunduar mandati.Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka miratuar me konsensus kandidaturën e Çomos si kandidat për këtë pozicion, ndërkohë që për t’u miratuar në mënyrë zyrtare ai duhet të miratohet edhe nga Kuvendi. Çomo do të zëvendësojë në këtë pozicion Neshat Fanën, i cili pak muaj më parë u bë kryetar i Shkollës së Magjistraturës. Ai ka qenë kandidat edhe më parë si anëtar i Gjykatës së Lartë, i propozuar atëherë nga presidenti Bamir Topi, por që u rrëzua nga mazhoranca e djathtë, me argumentin se kishte mbajtur poste politike gjatë qeverisjes socialiste. Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit është diskutuar edhe për rendin e ditës së seancës së të enjtes, ku pritet të diskutohet edhe për çështjen e projektligjit për mbetjet. Deputetëve u është dhënë porosi që këtë çështje ta trajtojnë në aspektin politik dhe të dëmit që importi i mbetjeve shkakton në vend.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.