Arkiv-Lajme të përditësuara
Hidhet në treg libri i Mustafa Nanos: Unë jam gegë
Para disa ditësh gazeta DITA ka “justifikuar” heshtjen disajavore të Mustafa Nanos, me lajmin se gjatë kësaj kohe ai po bënte gati një libër që do të dilte në treg nga fundi i muajit shtator ose fillimi i tetorit, dhe se libri do të trajtonte një temë delikate dhe provokuese, një vështrim analitik dhe eseistik mbi gegët dhe toskët.
Ceremonia e botimit të këtij libri u bë sot më (datë 8.10.2013), në ora 18:00 në mjediset e Universitetit Evropian të Tiranës.
Zbulohet baza e veprave të artit të vjedhura
Katër persona nën akuzë. Arben Spaho kishte një dyqan te “Don Bosko”, shiste piktura të Vangjush Mios
Bonino: Shpresojmë që në dhjetor të merrni statusin
Ministrja e Jashtme italian Ema Bonino deklaroi në Tiranë se shpreson që në dhjetor Shqipërisë t'i njihet statusi kandidat me qëllimin vijimin e mëtejshëm të integrimit të vendit tonë.
FMN: Rritja ekonomike 1.7%. Zbret parashikimi për rritjen ekonomike globale
UPDATE- Në një raport të publikuar sot, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon për Shqipërinë një rritje ekonomike prej 1.7% për vitin 2013. Ndërkaq për vitin 2014, FM parashikon një rritje prej 2.1%, ndërsa më pas do të ketë një përshpejtim të rritjes, duke shkuar deri në vitin 2018 ku rritja do të kapë shifrat e 2.5%.
Në raportin e sotëm Fondi Monetar Ndërkombëtar ka zbritur parashikimin e saj për rritjen ekonomike globale. Organizata me seli në Washington ka thënë të martën, se për vitin 2014 pret një rritje prej 2.9 % dhe jo 3.6 % sa kishte thënë më parë.
Nishani, takim “të jashtëligjshëm” me Mediun
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot takime konsultuese me kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit për emërimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Fillimisht ai u takua me kreun e grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. Më pas me kreun e grupit të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe më pas me radhë Petrit Vasilin e LSI-së, Shpëtim Idrizin e PDIU-së dhe Fatmir Mediun e PR-së.
Takimi Thaçi-Daçiç cilësohet i suksesshëm
“Të rëndësishëm dhe të dobishëm”. Të tillë e ka cilësuar zyra e shtypit e shefes për politikë të jashtë në BE Ketrin Eshton,takimin më të fundit mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut serb Ivica Daçiç. Pas darkës së punës në Bruksel, edhe vetë zyrtarët e lartë të Prishtinës dhe Beogradit, u shpehën se biseda ishte konstruktive.
Spiropali takon kryeprokurorin Llalla: Do denoncojmë çdo rast abuzimi në fushën e doganave
Drejtoresha e re e Doganave, Elisa Spiropali zhvilli ditën e sotme një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, objekt i të cilit ishte bashkëpunimi i ngushtë me organin e akuzës për të hetuar intensivisht dhe në vijimësi korrupsion në fushën e doganave.
Në një deklaratë për mediat pas këtij takimi, Spiropali theksoi se institucioni që ajo drejton do të ketë një bashkëpunim të fortë me prokurorinë për të luftuar çdo rast abuzimi, ndërsa nënvizoi se dy vitet e fundit administrata doganore nuk ka depozituar asnjë çështje në Prokurori.
KKT miraton ndërtimin e xhamisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpalli ngrirjen e përkohshme të lejeve te ndërtimit në qytetin e Beratit, Gjirokastrës dhe Krujës, si dhe anulimin e ndërtimit të godinës polifunksionale, në plan për t’u ndërtuar së bashku me Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë.
Nga ana e saj, leja e ndërtimit të xhamisë mbetet në fuqi, ashtu siç ishte vendosur edhe më parë.
Ligjet, deputeti i PDIU thyen bojkotin
Deputetët e opozitës braktisin komisionet parlamentare, maxhoranca në vështirësi me numrat. Muhedini ndihmon socialistët të arrijnë kuorumin në Parlament. Bojkoti i paralajmëruar i deputetët të opozitës në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve e detyroi maxhorancën ta niste me 30 minuta vonesë shqyrtimin e projektligjit “Për masat kundër financimit të terrorizmit”. Ndonëse mbledhja ishte parashikuar të niste në orën 10:00, ajo nisi në 10:30, kur nga sekretaria e Komisionit u njoftua fakti se ishin të pranishëm 15 deputetë të pranishëm nga 29 që janë gjithsej.
Zbardhet vendimi, Rama hap qeverinë për aleatët
-Rama nis të shpërblejë aleatët e vegjël me rreshtin e dytë të kabinetit. Pas vendimit të një jave më parë ku u përcaktuan emrat e 23 zëvendësministrave, zbardhen emra të tjerë të listës së numrave 2. Për këto vendime emërimesh ka informacione me shkrim, por ka edhe të dhëna vizive. Rama preferon më shumë rrugën e dytë, sidomos në rrjetet sociale. Përmes fotos së publikuar në faqen zyrtare në Facebook, kryeministri Rama ka bërë të njohur indirekt edhe emrat e rinj të zëvendësministrave.