Arkiv-Lajme të përditësuara
Agimi i Artë, publikohen foto të Kristos Papas me uniformë naziste
Ndërsa në vendin fqinj, Greqi vijon hetimi ndaj deputetëve dhe anëtarëve të Agimit të Artë, të akuzuar për vrasje, dhunë dhe armëmbajtje, shtypi grek ka publikuar sot të tjera fakte tronditëse lidhur me krerët e kësaj partie ekstremiste.
Dy foto të deputetit të Agimit të Artë, Kristos Papas, i veshur me uniformë naziste teksa përshëndet si Hitleri tregojnë më së miri bindjet ekstremiste të tij dhe Agimit të Artë, edhe pse vetë Papas i ka refuzuar lidhjet e tij me nazizmin.
Abuzim me paratë e spoteve në TV
Për festën e 1 Majit, 2010 e organizuar në Tiranë, Prokuroria ka dyshime se tetë ish-zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale kanë shpërdoruar fondet, duke paracaktuar si fituese një kompani të prodhimit të spoteve televizive me anë të falsifikimit të dokumenteve, çka ka sjellë edhe një dëm prej gati 20 milionë lekësh.
Referuar dokumentacionit, prokurori i njësisë task-forcë, Ndini Tavani dyshon se abuzimet janë kryer në harkun e 10 ditëve, ndërkohë që fatura e firmosur për organizimin e këtij aktiviteti deklarohet 19 milionë e 800 mijë lekë.
Meta: Opozita, të gjitha hapësirat të thotë mendimin e saj. Të kontribuojë për reformat
TIRANE- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi se opozita do te kete të gjitha hapësirat që të thotë fjalën e saj, ne Kuvend edhe ne komisionet parlamentare.
Deklarata e Metes u be pas takimit qe zhvillou me kreun e PDSH-se, Menduh Thaçi.
“Besoj shumë që opozita do të vijojë të kontribuojë për progresin e këtyre reformave shumë të rëndësishme për integrimin europian”, tha Meta.
Per takimin me Thacin ai shprehu besimin se kjo forcë politike në Maqedoni do të vazhdojë të punojë për të drejtat e shqiptarëve.
Ndoka: Dua të jap dhe unë kontribut në qeveri
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka shprehur haptazi dëshirën për t’iu bashkuar koalicionit të mazhorancës.
Ndoka edhe pse u zgjodh deputet nga lista e kandidatëve të PD-së, thotë se ai ka dhënë kontribut në opozitën e djeshme që sot qeveris vendin.
“Kam një histori opozitare, tre vite pjesë e asaj opozite. E shoh me gjakftohtësi, madje do të dëshiroja që edhe unë të jepja kontributin tim për të mbështetur mazhorancën”, tha ai gjatë emisionit “Tonight” të Ilva Tares.
Basha me zyrtarët gjermanë: Tirana më në fund me një plan rregullues
Kryetari i Bashkisë së Tiranës zhvilloi një takim me zotin Ernst Burgbacher, Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë në Gjermani dhe Hans-Jürgen Müller, President i Shoqatës Ekonomike gjermano-shqiptare.
Rama-Davutoglu: Mbledhje të përbashkëta qeverie, këshilltarë turq në sektorë strategjikë
Kryeministri Edi Rama priti sot ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu. Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama e falënderoi ministrin Davutoglu për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë. Rama theksoi se partneriteti strategjik mes dy vendeve do të forcojë më tej edhe bashkëpunimin në të ardhmen.
Zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave, përmes një njoftimi për mediat ben me dije se ministri Davutoglu e uroi Kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve dhe marrjen e detyrës së re në qeverisjen e vendit.
Misteri i Shkollës së Avokatisë
Një nga vendimet e Qeverisë Berisha në kohën e tranzicionit të pushtetit ishte edhe ai i kalimit të një trualli prej 25 mijë metra katrorë, për ndërtimin e shkollës Kombëtare të Avokatisë.Toka ndodhet pranë hangarëve të helikopterëve tek ish-Fusha e Aviacionit në Laprakë.
Fshehin pasuritë, gjoba 35 deputetëve dhe zyrtarëve
Deputetë dhe zyrtarë të administratës shqiptare nuk deklarojnë pasuritë e tyre para inspektoratit të kontrollit. Janë 35 ligjvënës dhe nëpunës të lartë të shtetit që janë gjobitur nga ILDKP sepse nuk kanë dorëzuar deklaratat e tyre të pasurisë. Ndërkohë, 217 zyrtarë nuk kanë dorëzuar dokumentet plotësuese.
Lista
Korrupsion dhe falsifikim dokumentesh, pranga dy ish-zyrtarëve të Kserës, dy në kërkim
Falsifikim dokumentash dhe aktivitet kulturor fiktiv, janë dy akuzat për katër zyrtarë të ish-ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, dy nga të cilët janë arrestuar sot nga Policia e Tiranës. Siç bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit në pranga kanë rënë 2 drejtues mjaft të rëndësishëm, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Obama, letër urimi Ramës: Së bashku për një partneritet më të fortë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, duke e uruar për detyrën e re në drejtimin e qeverisë së Shqipërisë.
“Jam i prirur për të punuar me ju duke adresuar çështje dhe sfida të botës së sotme”, shkruan presidenti Obama në fillim të letrës, një kopje e të cilës disponohet nga Top Channel.
Si aleatë dhe miq, shkruan presidenti amerikan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria tashmë kanë ndërtuar një partneritet me interesa të ndërsjellta.
