Meta: Opozita, të gjitha hapësirat të thotë mendimin e saj. Të kontribuojë për reformat

Postuar në 05 Tetor, 2013 14:36

TIRANE- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi se opozita do te kete të gjitha hapësirat që të thotë fjalën e saj, ne Kuvend edhe ne komisionet parlamentare.
Deklarata e Metes u be pas takimit qe zhvillou me kreun e PDSH-se, Menduh Thaçi.

“Besoj shumë që opozita do të vijojë të kontribuojë për progresin e këtyre reformave shumë të rëndësishme për integrimin europian”, tha Meta.

Per takimin me Thacin ai shprehu besimin se kjo forcë politike në Maqedoni do të vazhdojë të punojë për të drejtat e shqiptarëve.

“Dëshirojmë që shqiptarët e Maqedonisë të vazhdojnë të luajnë rol konstruktiv”, tha kreu i Kuvendit.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.