Arkiv-Lajme të përditësuara
Dy kompani ndërkombëtare për auditimin
“Deloitte & Touche” dhe “Crown Agent” interesohen për borxhin, doganat e tatimet
Herion Mesi
Blair “drejton” mbledhjen e Qeverisë
Toni Blair, për 10 vjet Kryeministër i Britanisë së Madhe ka mbërritur në Tiranë për të konkretizuar ndihmën e tij ndaj Qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.
Në mënyre simbolike ai drejtoi mbledhjen e Qeverisë shqiptare për të ndarë me ministrat e kabinetit Rama, vizionin e një qeverisje eficente, ku objektivat të kthehen në gjëra të prekshme për qytetarët e këtij vendi.
Kuvendi, pritet lirimi nga detyra i anëtarëve të KQZ
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ne seancen e radhes, ne te cilen pritet te vendoset lirimi nga detyra i 3 anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Albana Shtylla, Denar Biba dhe Jani Jani, shtyre qe nga seanca e kaluar.
“Panorama” shkruan sot se grupi i PD-se ka vendosur te braktise sot seancen plenare, pasi te lexoje qendrimin e saj para deputeteve, duke mos qene pjese e votimit per shkarkimin e anetareve te KQZ-se.
Drejtori i ERE-s sfidon qeverinë, firmos 11 HEC-e
Ornela Manjani
Nga pamja “madhështore” e sallave të reja : Arka e shtetit është bosh
Blerina Gjoka
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri 45-vjeçari
Një 45-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnatës, në lagjen “Kiras” ku 45-vjeçari Çesk Leka është vrarë nga persona ende të paidentifikuar teksa ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij.
Mendohet se autorët e ngjarjes i kanë ndjekur lëvizjet e 45 vjeçarit dhe kanë pritur derisa ai të kthehej në banesë për ta ekzekutuar.
Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të krimit.
Blair në Tiranë, pritet të shpallë planin e këshillimit
Ish-kryeministri Tony Blair vjen ka mbërritur në Tiranë, ku do të ketë takime me zyrtarët e lartë të qeverisë shqiptare, duke filluar që nga kreu i ekzekutivit, Edi Rama.
Britaniku Blair është konsulenti zyrtar i Qeverisë shqiptare. Kontrata me kompaninë e tij, “Goverment Adivisory Practice” u nënshkrua në muajin korrik të këtij viti, para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.
Tony Blair do të japë intervistë televizive në “Top Channel”, në emisionin e të enjtes mbrëma të gazetarit Sokol Balla në “Top Story”.
Asnjë zyrtarë serb në Kosovë gjatë fushatës
Kosova nuk do të lejojë asnjë zyrtarë të Serbisë të hyjë në territorin e saj gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas mediave serbe, ka qenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi i cili e ka konfirmuar lajmin.
“Nga nesër asnjë zyrtarë nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë.”- ka thënë ai.
Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç kishte planifikuar një vizitë në Shterpçë më 4 tetor, për të marrë pjesë në hapjen e fushatës së zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 3 nëntor.
Panorama
LETRA / Duzha: Ja pse i bashkohem LSI-së
Ish-deputeti i Partisë Republikane, Luan Duzha ka sqaruar arsyet e kalimit të tij në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në një letër të hapur, Duzha shprehet se, ka vendosur të largohet nga opozita pasi Partia Demokratike tentoi t’i vidhte votat më 23 qershor dhe se LSI-ja ishte ajo që i mbrojti votat në qarkun e Elbasanit, ku ai u shpall deputet.
Letra
Reichel: Ndryshimet në administratën e Shqipërisë të jenë të argumentuara
Intervistë për Deutsche Wellen e Ernst Wolfgang Reichel, drejtor Drejtorie për Vendet e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë.
DW: Zoti Reichel, në çfarë niveli janë marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë?
Ernst Wolfgang Reichel: Marrëdhëniet tona janë realisht të shkëlqyera. Edhe me qeverinë e mëparshme kemi pasur marrëdhënie të tilla. Unë jam në Tiranë për të vendosur kontakte paraprake me qeverinë e re dhe jam optimist se bashkëpunimi do të vijojë të jetë po në këtë nivel, madje edhe më i mirë nga e shkuara.