Arkiv-Lajme të përditësuara
Basha: Rama ekzekutoi konsensusin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kritikoi vendimin e të hënës së qeverisë socialiste që shtyu me 6-muaj hyrjen në fuqi të Ligjit për Nëpunësin Civil, ligj i miratuar me 30 maj në Kuvend me konsensusin e të gjitha partive politike.
SHBA, fillon mbyllja e pjesshme e qeverisë. Obama flet sot për sigurimet shëndetësore
Qeveria e Shteteve të Bashkuar ka filluar zbatimin e mbylljes së pjesshme, pasi dy dhomat e Kongresit nuk arritën të bien dakord mbi një projekt-ligj të shpenzimeve qeveritare deri në afatin e 1 tetorit.
Dje, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët miratoi tre herë një projekt-ligj për shpenzimet qeveritare, pjesë e së cilit ishte shtyrja e zbatimit të ligjit të presidentit Obama për sigurimet shëndetësore. Në të tre rastet, Senati i kontrolluar nga demokratët hodhi poshtë projekt-ligjin e Dhomës së Përfaqësuesve.
Surprizat e grupimeve parlamentare
Ndarja e grupeve parlamentare të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit ka sjellë disa surpriza të vogla. Parlamenti do të ketë pesë grupe parlamentare, ku më i madhi në numër do të jetë ai i Partisë Socialiste me 65 deputetë. Demokratët do të kenë në grupin e tyre 41, ndërsa LSI 17, PR 7 dhe PDIU po 7.
Por çfarë ka ndodhur?
Skandali me të dhënat e Thesarit të Shtetit
Qeveria Shqiptare është e detyruar me ligj dhe udhëzime përkatëse të bëjë transparente përballë qytetarit shqiptarë çdo detaj të mënyrës së si shpenzohen paratë e taksapaguesve shqiptarë apo asetet publike monetare. Gjithashtu në kuadër të angazhimeve në partneritetin për Qeverisje të Hapura dhe Transparente “OGP”, shteti ynë është angazhuar për të publikuar çdo ditë Listën e Pagesave Ditore te Thesarit, dërguar për ekzekutim në Bankën e Shqipërisë.
Raporti, ja pronat dhe llogaritë bankare të Berishës, Topallit, Nishanit dhe ministrave të rinj
Raporti, Presidenti ka kredi, ish-kryeministri ka pak para të depozituara
BLEDAR HOTI
Lëvizja “Mjaft” publikon pasuritë e politikanëve, duke bërë krahasime ndërmjet viteve të deputetëve dhe ministrave të qeverisjes së PD-së. Në këtë raport mungon pasuria e 140 deputetëve për vitin 2012, kjo pasi ILDKPD-ja nuk i ka bërë ato publike.
Berisha dhe Topalli
Shkodër, rikthehet frika e përmbytjeve
Në këto ditë me reshje e gjithë Nënshkodra po mban sytë nga Drini. Komuna Ana e Malit që ndodhet buzë lumit është një nga zonat e cila përmbytet e para dhe është zona e fundit nga ku largohet uji.
Kryetari i kësaj komune, Xhevat Mollca, në lidhje me masat antipërmbytje shprehet se qeveria që iku nuk realizoi asnjë premtim dhe se vendimtare për ta mbrojtur Nënshkodrën nga përmbytja është mënyra se si do menaxhohen prurjet në diga.
Shfuqizohen 25 vendime të qeverisë “Berisha”
TIRANE- Ndryshime në ligjin për “Nëpunësin Civil” si dhe shfuqizimin e 25 vendimeve të qeverisë “Berisha” të marra pas 23 qershorit, kane qene ne fokusin e mbledhjes se sotme te qeverise.
Meta me ambasadorin holandez: Do të nxitim investimet
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti ambasadorin e Holandës, Martin De La Beij.
Meta shprehu angazhimin e tij për të intensifikuar shkëmbimet parlamentare mes dy vendeve.
Ndërsa, ambasadori De La Beij e siguroi Metën për gatishmërinë e vendit të tij për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe në nivel parlamentar. Ai tha se do të punohet në drejtim të inkurajimit të vëmendjes parlamentare holandeze në drejtim të Shqipërisë.
Swoboda: Berisha e Basha të mos bojkotojnë, vonojnë integrimin e vendit
Kreu i grupit parlamentar të majtë në Parlamentin Europian. Hannes Swoboda shprehet se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri duhet të jetë prioriteti kryesor për qeverinë “Rama”.
“Unë e kam njohur Edi Ramën për shumë vite dhe unë pres që ai të shfrytëzojë mundësinë që ai ka tani për të modernizuar rrënjësisht vendin, për të adresuar korrupsionin e përhapur, për të punuar për më shumë prosperitet për më shumë njerëz në Shqipëri dhe për të mbajtur Shqipërinë në udhën e Bashkimit Europian”, thotë Swoboda për gazetën Shekulli.
KiE miraton raportin për zgjedhjet e 23 Qershorit: Procesi i votimit i mirë, kritika për KQZ
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi raportin për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri, të cilat u vlerësuan konkurruese, me pjesëmarrje të gjerë të votuesve dhe në respekt të të drejtave të njeriut.Raporti ka adresuar kritika për KQZ-në në lidhje me median. “Më 3 qershor KQZ, miratoi një vendim kundërthënës që detyronte mediat elektronike, të transmetonin materiale të përgatitura nga subjektet politike, në studiot e tyre, pa ndërhyrje nga stafet editoriale të vetë mediave.
