Shfuqizohen 25 vendime të qeverisë “Berisha”

TIRANE- Ndryshime në ligjin për “Nëpunësin Civil” si dhe shfuqizimin e 25 vendimeve të qeverisë “Berisha” të marra pas 23 qershorit, kane qene ne fokusin e mbledhjes se sotme te qeverise.
Ashtu siç kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore të 23 qershorit, Rama ka shfuqizuar në mbledhjen e sotme të qeverisë vendime që kanë të bëjnë me koncesione në fushën e energjisë dhe burimeve natyrore, si edhe në dhënien e pasurive publike në përdorim enteve private.
Ndërkaq, sa i përket ligjit për “Nëpunësin Civil”, i cili eshtye bere objekt perplasjesh mes maxhorances dhe opozites, qeveria ka miratua nje akt normativ, për ndryshimin e neneve 70 dhe 72. Keshtu, ligji hy në fuqi me 1 tetor 2013, por efektet e tij fillojne 6 muaj pas hyrjes ne fuqi, në prill 2014.
Ndryshimet vijnë për shkak të pazbatueshmërisë së tij, si pasojë e mungesës së akteve nënligjore dhe natyrës së përgjithshme të ligjit, kohën e pamjaftueshme për të bërë rregullime ligjore sipas procesit legjislativ, nevojën për organizimin institucional, efektet financiare mbi buxhetin e shtetit dhe gjendjen ekonomike financiare.
Nenet e ndryshuara në ligjin për “Nëpunësin Civil”
“Neni 70
Ligji nr.8549, dt 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, dhe çdo dispozitë tjetër në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen nga data e fillimit të shtrirjes së efekteve të këtij ligji.
Neni 72
Ky ligj hyn në fuqi në 1 tetor 2013 dhe i fillon efektet e tij 6 muaj pas hyrjes në fuqi. Deri në datën e fillimit të efekteve të këtij ligji zbatohet ligji nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil.”
Po ashtu qeveria ka shkarkuar nga detyra kreun e ALUIZNU-t, Ardian Kollozi, dhe ka emëruar ne vend të tij, Artan Lamen.
Panorama
Add new comment