Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama pret diplomatët: Në një mendje me Berishën, presim statusin se e meritojmë

Postuar në 02 Tetor, 2013 16:44

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një pritje për trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, me rastin e marrjes së detyrës. Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Rama ka vlerësuar mbështetjen që vendet evropiane dhe në veçanti Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë, duke e kthyer bashkëpunimin në miqësi.

“Në momente të vështira miqtë ndërkombëtarë i janë gjendur pranë Shqipërisë. Partneriteti me miqtë tanë na bën mirënjohës ndaj tyre”, ka deklaruar Rama.

Kulicaj-Tahiri, gjykata pushon padinë

Postuar në 02 Tetor, 2013 16:43

Gjyqtarja Fatime Deçolli rrëzoi kërkesën e nëndrejtorit të përgjithshëm të policisë, Agron Kulicaj, i cili përgjatë këtij viti kërkoi që deputeti socialist Saimir Tahiri, në atë kohë në opozitë e tashmë ministër i Brendshëm, të përgënjeshtronte një deklaratë kundër tij si dhe ta shpërblente për cënimin e dinjitetit me shumën e 1 milionë lekëve.

Ryshfet nga drejtuesi i mjetit për mosndëshkim të kundravajtjes, pranga policit

Postuar në 02 Tetor, 2013 10:27

Foto ilustruese
TIRANE- Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar në flagrancë nje punonjes policie, akuzuar per marrje ryshfeti nga nje drejtues automjeti, ne kembim te mosndëshkimit të kundravajtësit sipas ligjit.
Sipas MB, ne pranga eshte vene Gentian Kërtoçi, 24 vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, me gradën N/inspektor.

PD alarmohet nga largimi i deputetit të PR-së

Postuar në 02 Tetor, 2013 10:26

Opozita ka humbur një deputet që mund të bëjë diferencën në Kuvendi. Një kalim i tillë nga opozita në mazhorancë vjen në një moment kur mes dy kaheve ka mosmarrëveshje në lidhje me ligjin e nëpunësit civil.

Qeveria ka propozuar ndryshimin e ligjit dhe shtyrjen e hyrjes në fuqi më 1 prill të vitit 2014. Por, PD e cilëson këtë prishje të konsensusit dhe nuk pranon ndryshime apo shtyjen e hyrjes në fuqi të ligjit të miratuar me konsensus të gjerë në maj.

Ironi femrash politikane / Topalli: “Elisa në Botën e Çudirave”, Spiropali: “Më mirë Elisë në botën e çudirave se “Zonjë e leshtë”

Postuar në 02 Tetor, 2013 10:25

Emërimet e reja të qeverisë “Rama” kanë sjellë batuta e komente mes dy palëve duke bërë protagoniste këtë herë dy femra, Jozefina Topallin e PD-së dhe Elisa Spiropalin e PS-së. Të dyja kanë preferuar ironinë duke iu referuar gjinisë së tyre femërore. Ishte Topalli e parë që shkruajti në facebook se drejtoresha e re e Doganave është “Elisa në Botën e Çudirave”, ndërsa vajza e FRESSH-it ka preferuar ti përgjigjet me një ironi pak më fyese duke e cilësuar Topallin “zonjë e leshtë”.

Topalli:

Dezertimi’ i deputetit të PR, Mediu: Kuvendi, si një pazar i gjësë së gjallë

Postuar në 02 Tetor, 2013 10:23

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, komentoi largimin e deputetit të kësaj partie, Luan Duzha për tek Lëvizja Socialiste për Integrim duke e cilësuar si një fenomen shumë shqetësues në politikën shqiptare, që siç tha ai, po e kthen kuvendin në një pazar të gjësë së gjallë.

Më tej Mediu theksoi se nuk i di arsyet që e bënë një deputet të PR të dezertonte për tek LSI, por theksoi se partia e tij qëndron në një linjë me opozitën dhe koalicionin dhe se çështja e opozitës nuk është çështje numrash, por qëndrimesh politike.

Meta: Jemi për dialog, jo atentate

Postuar në 02 Tetor, 2013 10:23

Pas akuzave të opozitës lidhur me një atentat politik ndaj konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës, duke iu referuar Ligjit për Nëpunësin Civil, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, tha se Qeveria ka kërkuar dialog dhe ka shprehur vullnetin për t'i bërë të ditura opozitës arsyet objektive, që imponojnë këtë akt normativ, që është një çështje teknike.

"Ne jemi për dialog – deklaroi Meta, - dhe jo për atentate".

Shërbimi Civil, Meta: Kuvendi do vendosë. Asnjë nismë e arsyetuar nuk pengon integrimin në BE

Postuar në 02 Tetor, 2013 04:36

TIRANË- Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se akti normativ i qeverisë për shtyrjen e ligjit për shërbimin civil do të diskutohet dhe për te do të vendosë Kuvendi.
Ai ka ftuar palët të përfshihen në një debat aktiv e konstruktiv, duke shpresuar se do të mbërrihet në konsensus. Sipas Metës, asnjë nismë e arsyetuar dhe me qëllime pozitive nuk bëhet pengesë e as cenon rrugëtimin drejt integrimit të vendit në BE.

Greqi, “lirim me kusht” 3 deputetëve të Agimit të Artë

Postuar në 02 Tetor, 2013 04:31

Prokuroria greke ka vendosur sot masën “lirim me kusht” për tre deputët e Agimit të Artë.

Ilias Kasidiaris, Ilias Panajoratos dhe Nikos Mihos u arrestuan disa ditë më parë me akuzën e krijimit të oraganizatës kriminale, si dhe një sërë krimesh, si:vrasje, sulme, shantazhe dhe pastrim parash.

Pas shqyrtimit të çështjes, Prokuroria vendosi t’u jepte masën “lirim me kusht” tre deputeteve të partisë nacionaliste greke, pasi arrestimi i tyre u quajt “antikushtetues”.

Anulimi i koncesioneve, Mima: Akte të pastra abuzive

Postuar në 02 Tetor, 2013 04:24

TIRANË Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima deklaroi dje se me anulimin e shumë koncesioneve në hidroenergjetikë, Rama po tregon se 23 qershori për të ishte data 0 dhe se çdo gjë e mëparshme duhet të zhbëhet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara