PD alarmohet nga largimi i deputetit të PR-së

Postuar në 02 Tetor, 2013 10:26

Opozita ka humbur një deputet që mund të bëjë diferencën në Kuvendi. Një kalim i tillë nga opozita në mazhorancë vjen në një moment kur mes dy kaheve ka mosmarrëveshje në lidhje me ligjin e nëpunësit civil.

Qeveria ka propozuar ndryshimin e ligjit dhe shtyrjen e hyrjes në fuqi më 1 prill të vitit 2014. Por, PD e cilëson këtë prishje të konsensusit dhe nuk pranon ndryshime apo shtyjen e hyrjes në fuqi të ligjit të miratuar me konsensus të gjerë në maj.

Ligji në parlament kërkon një shumicë të cilësuar, që do të thotë 84 deputetë. Mazhoranca qeverisëse deri dje kishte 83 deputetë dhe me kalimin e Luan Duzhës tek LSI formon numrin “magjik”.

Kjo është një goditje e madhe për opozitën dhe PD menjëherë ka thirrur në mbledhje partitë parlamentare aleate. Në përfundim, kreu i PD-së bëri me dije se tashmë opozita nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me qeverinë.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.