Arkiv-Lajme të përditësuara

Totozani: Prioritet, mbrojtja e grupeve në nevojë

Postuar në 02 Tetor, 2013 04:14

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vlerëson punën e kryer nga Institucioni i Avokatit të Popullit dhe fakti që njerëzit kërkojnë mbrojtjen e tij, tregon se po ecet në rrugë të mbarë dhe se duhet mbështetje e shtetit dhe e partnerëve.

"E keni nxjerrë këtë institucion nga shkresat, nga protokollet dhe e keni çuar tek njerëzit", u shpreh Meta."E keni nxjerrë këtë institucion nga shkresat, nga protokollet dhe e keni çuar tek njerëzit", u shpreh Meta.

Sekuestrohen 22 makina të vjedhura jashtë vendit

Postuar në 01 Tetor, 2013 16:17

TIRANE- Një aksion ndërkombëtar i Policisë së Shtetit ka gjetur 22 makina të vjedhura dhe 2 motiçikleta. Në kuadër të operacionit, “Eurocar – Albania”, policia njofton se janë kryer kontrolle në 5243 mjete të llojeve të ndryshme, në të gjitha qarqet e vendit, dhe se në 8 prej tyre janë sekuestruar makinat e vjedhura jashtë vendit.

Meta mban premtimin, vendos portretin e Nishanit në zyrën e kreut të Kuvendit

Postuar në 01 Tetor, 2013 16:16

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka mbajtur premtimin sa i takon vendosjes së portretit të Presidentit të Republikës në zyrat e Kuvendit. Kjo u dëshmua gatë takimit që Meta pati sot me ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, Najeeb Abdulrahman Al-Bader. Krahas portretit të Bujar Nishanit, Meta ka vendosur edhe portretin e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar.

Veliaj në Fier: Një qendër e re sociale për të moshuarit

Postuar në 01 Tetor, 2013 16:13

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, zgjodhi Shtëpinë e të Moshuarve në Fier për kaluar 1 Tetorin, Ditën Ndërkombëtare kushtuar të moshuarve, të cilëve gjeti rastin t’u premtojë një qendër të re sociale. Në këtë aktivitet, Ministri Veliaj u shoqërua edhe nga Kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, Drejtori i Përgjithshëm i AMC-së, z. Dimitris Blatsios, si dhe Drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve, znj. Vasilika Mëngjezi.

Rama: Do të reformojë strukturat shtetërore dhe do të godasim të korruptuarit. Do përgjigjemi për zotimet një për një

Postuar në 01 Tetor, 2013 16:12

Edi Rama e ka nisur konferencën e tij të parë online si Kryeministër me 15 minuta vonesë. “Jam këtu, ndjesë për vonesën, çështje interneti në djepin e Shqipërisë digjitale,” shkruan Rama me ironi.

Kryeministri Rama ka dhënë përgjigje për sa i përket ligjit të statusit të nënpunësit civil, për të cilin tha se ligji krijon një vakuum ligjor që e bën atë një ligj të pazbatueshëm për mungesë aktesh nënligjore. Megjithatë Rama ka siguruar që do të qëndrojë në detyren e tij çdo punonjës i administratës që i shërben ligjit dhe punës me korrektësi.

Mazhorancë kushtetuese me 84 vota

Postuar në 01 Tetor, 2013 16:11

Mazhoranca qeverisëse shkon në 84 deputetë, duke u kthyer kështu në një mazhorancë kushtetuese.

Deputeti i Partisë Republikane, Luan Duzha, i zgjedhur në qarkun e Elbasanit më 23 qershor, ka lënë këtë parti opozitare dhe i është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.Lajmi konfirmohet nga burime të PR-së, parti e cila tashmë mbetet me 3 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Ardit Çela, emërohet kreu i Postës Shqiptare

Postuar në 01 Tetor, 2013 09:06

TIRANE- Ardit Çela emerohet administratori i pergjitheshem i Postes Shqiptare.
Lajmin e ben me dije Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes permes nje deklarate per mediat, ne te cilen theksohet se zgjedhja eshte bere nga Këshilli Mbikqyrës i Postës Shqiptare.
“Çela, ndër objektivat e tij kryesorë, do të ketë forcimin e pozitave të Postës Shqiptare si lider në treg’- njofton ministria, duke shtuar se Çela, është Diplomuar në Inxhinieri Telekomunikacioni.

Spiropali, emërohet drejtoreshë e Doganave

Postuar në 01 Tetor, 2013 09:04

Kryeministri, Edi Rama ka emëruar kryetaren e FRESH-it, Erisa Spiropali si Drejtoreshë të Përgjithshme të Doganave. Spiropali do të zëvendësojë në këtë post, Flamur Gjymishkën duke u bërë e para femër që mban këtë post në Shqipëri. Kurse, Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve është emëruar, Briseida Shehaj.

Po sot, Rama ka emëruar, Artan Lamen, drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale pas lirimit nga detyra të Ardian Kollozit.

Beqaj: Tarifa zero për gratë shtatëzëna dhe kancerin e gjirit

Postuar në 01 Tetor, 2013 09:03

Në ditën e parë të muajit për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për kancerin e gjirit, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka urdhëruar që tarifat për shërbimet mjekësore të ofruara për të sëmurët me sëmundje tumorale të bëhen zero. Përmes një njoftimi Beqaj thekson se , “po nga sot, kam urdhëruar edhe përjashtimin nga aplikimi i tarifave për shërbimet mjekësore të ofruara për gratë shtatzëna, një premtim i kahershëm i Partisë Socialiste, i bërë tashmë realitet me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.”Ai ka ftuar vajzat dhe gratë të diagnostikohen, me qëllim parandalimin e sëmundjes.

Shkarkimet në INSTAT, PD: Rama kërkon të manipulojë shifrat e të nxijë arritjet tona

Postuar në 01 Tetor, 2013 09:02

Partia Demokratike denoncoi pezullimin e anëtarëve të Bordit të Institutit të Statistikave dhe akuzoi qeverinë socialiste se me këtë vendim synon manipulimin e të dhënave të këtij institucioni.

Në një dalje për mediat, deputeti demokrat i Qarkut të Dibrës, Sherefedin Shehu deklaroi se anëtarët e pezulluar të Bordit janë specialistë të fushave të tyre që dhe akuzoi për këtë drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama se po kërkon të manipulojë arritjet e qeverisjes së demokratëve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara