Arkiv-Lajme të përditësuara
Korrupsion dhe falsifikim dokumentesh, pranga dy ish-zyrtarëve të Kserës, dy në kërkim
Falsifikim dokumentash dhe aktivitet kulturor fiktiv, janë dy akuzat për katër zyrtarë të ish-ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, dy nga të cilët janë arrestuar sot nga Policia e Tiranës. Siç bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit në pranga kanë rënë 2 drejtues mjaft të rëndësishëm, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Obama, letër urimi Ramës: Së bashku për një partneritet më të fortë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, duke e uruar për detyrën e re në drejtimin e qeverisë së Shqipërisë.
“Jam i prirur për të punuar me ju duke adresuar çështje dhe sfida të botës së sotme”, shkruan presidenti Obama në fillim të letrës, një kopje e të cilës disponohet nga Top Channel.
Si aleatë dhe miq, shkruan presidenti amerikan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria tashmë kanë ndërtuar një partneritet me interesa të ndërsjellta.
Emërohen 23 zv/ministrat e kabinetit
Në mbledhjen e radhës së kabinetit qeveritar janë emëruar zëvendësministrat. Kryesisht ministritë do të kenë nga dy të tillë, një i PS dhe i dyti nga partitë aleate, por ka edhe emra, që nuk kanë qenë të përfshirë më herët në politikë.
Në vendimin e qeverisë për zgjedhjen e numrave dy në dikasteret ministrore mungon Ministria e Financave, emërime që me sa duket do të bëhen në një tjetër mbledhje të Këshillit të Ministrave.
Bulevardi i ri, Basha: Rama, xhelozi me projektet publike. Do përfundojë brenda kohës së premtuar
Lulzim Basha
TIRANE- Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha ne pergjigje te asaj qe kryeministri Rama tha per Bulevardin e ri te kryeqytetit, ka deklaruar se do te vazhdoje puna e nisur dhe bulevardi do te perfundoje brenda kohes se premtuar.
Sipas tij, Projekti i Tiranës së shekullit të XXI nxit zhvillimin ekonomikë, punësimin, shton hapësirat e gjelbra dhe përmirëson cilësinë e jetës.
Deklarata e Bashes
Emërimet, Muho tek Hipotekat, Shtylla në Kuvend
Ish-anëtarët e KQZ-së, Muho emërohet në krye të Hipotekave, Shtylla Sekretare e Kuvendit
Dy ish-anëtarët e Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, Ilirian Muho dhe Albana Shtylla pas lirimit nga detyra pranë KQZ-së janë emëruar përkatësisht në Drejtorinë e Hipotekave dhe Sekretarinë e Kuvendit.
Muho do të zëvendësojë Arben Qirjakon si drejtor i Hipotekave ndërsa Shtylla është emëruar Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit.
Bulevardi i ri/ Basha: Rama xheloz për projektet me përmasa evropiane
Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha është shprehur se paraardhësi i tij, Edi Rama është “xheloz” për projektet publike të Bashkisë së Tiranës. Kryetari Basha i pranishëm në përurimin e punimeve për rikualifikimin urban në njësinë 11, në Laprakë, theksoi se :” Edi Rama prodhon xhelozi kur shikon se projektet publike të Bashkisë janë me përmasa Evropiane, siç është Bulevardi i ri. Siguroj se edhe Rama do të respektohet si qytetar”. Gjithashtu, Kryetari Basha u shpreh se : “ Asfalti elektoral nuk mban më, Bashkia është e angazhuar në shërbim të çdo qytetari.
PD-Ramës: Trego sa do e paguash konsulentin më të shtrenjtë në botë, Tony Blair
Partia Demokratike i ka kërkuar kryeministrit Rama të bëjë transparencë para shqiptarëve se sa dhe si do ta paguajë konsulentin e qeverisë së tij, ish-kryeministrin britanik Tony Blair.
Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, deputeti Aldo Bumçi e akuzoi Ramën se gënjeu kur tha se Tony Blair do bëjë konsulencë falas për qeverinë, kur sipas Bumçit vetë Blair, një nga konsulentët më të shtrenjtë në botë, tha se do të paguhet nga donatorë ndërkombëtarë.
Rama: Në krye të betejës së ashpër kundër krizës
Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria e sotme është në krizë, më të rëndën që prej asaj të vitit 1997, ndërsa theksoi se vendi është pa buxhet dhe me një sipërmarrje të bllokuar.
Duke folur në takimin me biznesin "Dialog, përgjegjësi, partneritet", Rama theksoi se ekonomia vendase është e bllokuar dhe e ndarë në dysh."Unë do të drejtoj betejën e ashpër kundër krizës", tha Rama, duke theksuar se tani është koha për të folur për të vërtetën plot helm dhe se vendi nuk ka nevoje me te degjoje mjaltin e gënjeshtrave.
OSBE: Manual për pikat e kalimit kufiar. Spiropali: Kufij të sigurtë, praktika më të mira
TIRANE- Prezantohet ne Tirane manuali per pikat e kalimit kufitar. Konferenca eshte hapuar nga amabsadori i OSBE-se, ne vendin tone, i cili ka treguar rendesine e ketij manuali si per agjencite shtetatore edhe per ato private qe operojne ne vend.
“OSBE eshte e gatshme tu ndihmoje qe t’i vini ne praktike keshillat e ketij manuali”- ka thene ai, duke shtuar se me kete manual perfitohen praktikat me te mira te bashkeveprimin nderkufitar.
Vëllai i ish-deputetit të PD-së, 4 miliardë lekë kontrabandë nafte
- Goditje 4400 tonëshe nga Doganat ndaj një kompanie që po bënte evazion. Ajo që u quajt nga ish kryetarja e Kuvendit Topalli si “Liza në botën e çudirave”, të nesërmen ka çuditur vërtetë duke qëlluar në shenjë.
Një ditë pasi ka marrë detyrën, drejtorja e Doganave, Elisa Spiropali, ka urdhëruar sekuestrimin e 4400 tonë karburante.