Bulevardi i ri/ Basha: Rama xheloz për projektet me përmasa evropiane

Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha është shprehur se paraardhësi i tij, Edi Rama është “xheloz” për projektet publike të Bashkisë së Tiranës. Kryetari Basha i pranishëm në përurimin e punimeve për rikualifikimin urban në njësinë 11, në Laprakë, theksoi se :” Edi Rama prodhon xhelozi kur shikon se projektet publike të Bashkisë janë me përmasa Evropiane, siç është Bulevardi i ri. Siguroj se edhe Rama do të respektohet si qytetar”. Gjithashtu, Kryetari Basha u shpreh se : “ Asfalti elektoral nuk mban më, Bashkia është e angazhuar në shërbim të çdo qytetari. Banorët e Laprakës, me këtë shërbim të ri do të gëzojnë shërbime më të mira”. Kryeministri tha një ditë më parë se “Tiranës nuk i duhet një bulevard i pafundmë, i ndërtuar në asgjë. Do i kërkojmë Bashkisë së Tiranës të rishikojë projektin”.
Mapo
Add new comment